LAJMI I FUNDIT:

Kodi Zgjedhor në Maqedoni, vonohet propozimi i ndryshimeve

Kodi Zgjedhor në Maqedoni, vonohet propozimi i ndryshimeve

Propozim ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në Kodin zgjedhor do të vonohen të paktën edhe për dy javë të tjera. Këtë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq i cili më herët kishte paralajmëruar që ndryshimet do të ishin dorëzuar në Kuvend që javën e kaluar.

“Kemi zgjidhje të pjesshme, mendoj se së shpejti mund ta shohim atë ligj në Kuvend. Unë pres që gjatë dy javëve të ardhshme të jetë në Kuvend, për t’u diskutuar dhe për t’u votuar. Do të qëndrojmë në praktikën e mirë që Kodi Zgjedhor të ndryshohet me konsensus.”

Koha nuk është në favor të institucioneve dhe partive politike, meqë një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së është që ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me zgjedhjet duhet të bëhen të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve. Nënkryetarja e KSHZ, Ditmire Shehu, tha se do të ishin edhe më të kënaqur nëse ndryshimet do të silleshin më herët.


“KSHZ është e kënaqur me ndryshimet dhe do të ishte edhe me e kënaqur nëse ndryshimet do të ishin bërë në kohë, thuhet dy jave, tre javë por nuk e dimë se kur do të ndodhin ato ndryshime. Dhe do të jemi të kënaqur nëse qëndrojnë ndryshimet për të cilat dakordohen në grupin e punës. Sepse, në fund, në grupin e punës gjithmonë diskutohet për diçka tjetër dhe në KSHZ në fund mbërrijnë zgjidhje krejtësisht të tjera.”- pohoi Ditmire Shehu- nënkryetare e KSHZ-SË.

Deputeti nga opozita shqiptare, Halil Snopçe, tha se bisedohet për ndryshime të reja ndërkohë që vendi akoma nuk ka tejkaluar problemet e vjetra me procesin zgjedhor, si ai me pastrimin e listës zgjedhore.

“Edhe pse thuhet se Lista Zgjedhore është pastruar, edhe këtu ne kemi një numër të madh problemesh. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave, ka komuna ku numri i votuesve është më i lartë se numri i banorëve. Komuna të tilla janë, Debërcë, Novo Sellë, Mavrovë, Ohër, Pllasnicë, Resnjë…”

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi tha se angazhohen që rekomandimet e OSBE-ODIHR të zbatohen plotësisht duke filluar nga zgjedhjet lokale.

“Këto ndryshime do të ishin edhe si testim i modelit tonë zgjedhore, në aspektin se a do të ishte ajo zgjidhje e suksesshme dhe a ja vlen të zbatohet edhe në zgjedhjet parlamentare. Por sigurisht se jemi kundër kushtëzimit të cilësdo zgjidhje.”

Ndërkohë mes partive politike nuk ka asnjë marrëveshje për listat e hapura në zgjedhjet lokale dhe për një rreth zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, edhe pse të dyja çështjet kanë qenë në tavolinën e diskutimeve. Deri tani në këto negociata nuk është hapur aspak tema e ndryshimi të modelit të zgjedhjeve parlamentare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori