Gjatë një konference për mediet gjatë mesditës së të martës, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiq ka ritheksuar qëndrimin e pandryshuar të Bashkimit Europian mbi nevojën e miratimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, si një pikë kyçe edhe për hapat e mëtejshëm të vendit drejt unionit.
Duke theksuar edhe njëherë atë çfarë BE-ja bëri të ditur një ditë përpara takimit Rama-Basha, – pra që reforma e drejtësisë, e thellë dhe tërësore ka qenë për një kohë të gjatë një kërkesë e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Shqipërisë si dhe një kërkesë thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, – Koçijançiq deklaroi se pavarësisht dështimit të tryezës së një dite më parë mes krerëve politikë të vendit, “kjo reformë duhet të miratohet dhe bisedimet e përpjekjet për të të rifillojnë, pasi gjithçka ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komisioneri i Zgjerimit mbetet e vlefshme”.
Por, nëse Përfaqësuesja e Lartë Mogherini do të ishte e kënaqur thjesht dhe vetëm me miratimin e një reforme drejtësie, apo me një reformë në drejtësi që garanton moskapjen e drejtësisë nga politika, Koçijançiq përsëriti edhe njëherë faktin që “drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe i konsultuar gjerësisht përpara se të hartohej”.
Dhe arsyeja pse Mogherini ka thënë dy ditë më parë se çdo parlamentar do të ketë përgjegjësi individuale mbi këtë reformë, është se “për miratimin e saj është thelbësore të votohet pro nga një shumicë prej 2/3-at e Parlamentit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova