Kocijançiç: Nuk komentojmë ''kushte'' të ndonjë partie politike

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar kushtet e LSDM-së, të bëra publike nga kryetari i saj, Zoran Zaev, për të marrë pjesë në takimin e liderëve në Vjenë, këtë të premte, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësija Maja Kocijançiç ka thënë se nuk i komentojnë ''kushtet'' e ndonjë partie politike, ndërkaq komisioneri Hahn ishte shumë i qartë kur tha se falja e kryetarit Ivanovnuk përputhet me të kuptuarit nga ai, për sundimin e ligjit. Sipas saj, Hahn ka qenë mjaft i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet, të cilat duhet patjetër të jenë të besueshme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































