Avokati Arianit Koci ka zbuluar një kusht interesant se pse nuk ka liberalizim të vizave.

Koci, përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Kosova nuk e ka plotësuar një kusht natyror- religjioz për liberalizimin e vizave. "Shumica e popullatës është myslimane".


Ai thotë se "Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së".

Postimi i plotë i Kocit: "Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane. Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar. Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së. Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së", ka shkruar Koci. /Telegrafi/