LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni qeverisës: Zgjedhjet, “dëshirë’ individuale”

Koalicioni qeverisës: Zgjedhjet, “dëshirë’ individuale”

Pavarësisht vlerësimeve për mosefikasitet të koalicionit qeverisës në Kosovë, për të zgjidhur çështjet e mbetura, sikurse miratimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, liberalizimi i vizave, partitë në pushtet nuk kanë dhënë një sinjal të qartë nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare krahas atyre lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Ndërkohë që subjektet opozitare, konsiderojnë se është momenti i duhur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se koalicioni aktual është duke funksionuar, por probleme individuale për interesa të ngushta personale shtyjnë ‘njerëz të caktuar të kërkojnë zgjedhje’.


Për këtë Haliti shprehet se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse përveç shpenzimeve buxhetore, zgjedhjet eventuale nuk do të sjellin ndonjë rezultat.

“Nuk ka ndonjë problem dhe mospajtim ndërmjet koalicionit. Unë besoj se ka mospajtime për çështje tjera të vogla, që njerëzit kur t’iu preken interesat personale mendojnë se është bërë ‘kiameti’ sa i përket asaj”.

“Në anën tjetër, nuk kemi probleme politike dhe ideologjike në mes partnerëve”, ka thënë Haliti.

Sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve, me qëndrime të ngjashme është prezantuar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai shprehet se mbajta e zgjedhjeve të parakohshme së bashku më ato lokale për qytetarët është proces shumëfish zgjedhor.

“Sepse përveç zgjedhjeve për deputetë, qytetarët duhet të votojnë për parti, për kandidatë të komunave dhe për kandidatët për këshilltarë komunalë. Pra, është një proces jashtëzakonisht i vështirë për t’u menaxhuar. Dhe nëse kemi parasysh edhe problemet që ka Kosova në menaxhimin e zgjedhjeve, në veçanti në ruajtjen e votës, atëherë unë si nënkryetar i LDK-së, mendoj që nuk duhet të lejohet mbajtja e zgjedhjeve në të njëjtën kohë”, ka thënë Haziri.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi thotë se duke marrë parasysh dështimet e qeverisë aktuale, që nga viti 2015, zgjedhjet e përgjithshme tashmë është dashur të përfundojnë.

Hezitimi i partive në pushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, sipas Çaushit, po ndodh për shkak se përfaqësuesit e koalicionit, siç thotë ai, janë në gjendje të rrezikojnë edhe të ardhmen e vendit, vetëm për “t’i ikur drejtësisë”.

“Koha e përshtatshme për zgjedhje ka qenë dje. Pra po flasim për një urgjencë më të cilën po ballafaqohen qytetarët e Republikës se Kosovës, për shkak se është dëshmuar qartë se këtu nuk kemi të bëjmë një koalicion që ka për interes çfarëdo të mire të përgjithshme dhe çfarëdo procesi të shtet-formimit. Prandaj çdo ditë e humbur është e dëmshme për qytetarët e Republikës se Kosovës”.

Mosadresimi i çështjeve të rëndësishme për Kosovën, nga shumica parlamentare, janë arsye të mjaftueshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme sa më parë, thotë për Radion Evropa e Lirë edhe Muharrem Nitaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo do të ishte një rrugëdalje për koalicionin ekzistues. Në këtë situatë është pak e rëndësishme nëse zgjedhjet parlamentare mbahen se bashku me zgjedhjet lokale. Por, atë që mund të them është se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shprehet Nitaj.

Një numër çështjesh të pazgjidhura ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe një opozitë shumë më e ‘fortë’, thonë analistët në vend, bëjnë që zgjedhjet të duken të pashmangshme.

Njohës të rrethanave besojnë se zhvillimet e muajve të ardhshëm do të mund të përcaktojnë edhe përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pothuaj asnjëra prej qeverive, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e saj të plotë katërvjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori