LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, i ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë se i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për këtë çështje, duke theksuar se pretendimet e tilla janë mashtrime.

“Koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Pretendimet e Qeverisë se i ka votat për demarkacion janë vetëm mashtrime. Aq më keq që këta edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po i vënë në pozita të këqija, duke i shtyrë ata të thonë se demarkacioni duhet të votohet. Mirëpo, ne u themi miqve ndërkombëtarë, se do të votojmë kundër këtij varianti të demarkacionit, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhet problemi”, ka thënë Muja.


Muja ka treguar se versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta përkrahin as deputetët e PDK-së që deri më tani kanë hezituar ta deklarojnë votën e tyre rreth kësaj çështje.

“Versioni që pritet të vijë në Kuvendin e Kosovës dihet publikisht që as deputetët e PDK-së të cilët edhe nuk duan të përgjigjen për këtë çështje nuk do ta përkrahin. Konventa (e PDK-së) është përgjigjur për të gjithë deputetët e PDK-së. Pra, duhet të ketë konsensus nacional për këtë çështje. Nëse nuk arrihet ky konsensus, atëherë ne duhet ta rrëzojmë me konsensus këtë variant të demarkacionit”, ka thënë deputeti Muja.

Ai pret që kjo Qeveri të bjerë shumë shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në të cilat, sipas tij, PDK-ja pa problem do të dalë forca e parë politike.

“Natyrisht se Qeveria duhet të bjerë. Mendoj se kjo Qeveri duhet të bjerë edhe për qëllime të tjera. Ka maskime shumë të mëdha në zhvillimin ekonomik. Pra, nuk janë të vërteta ato që i deklaron Qeveria në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Muja.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori