Partitë politike tashmë kanë nisur takimet për mundësinë e lidhjes së koalicioneve për balotazh, që do të mbahet më 19 nëntor.
Së fundmi është realizuar koalicioni mes VV-së dhe AKR-së në Komunën e Prishtinës, si dhe në mes të po VV-së me AKR-në në Mitrovicë, por disa parti tjera ende nuk kanë vendosur se kë do të përkrahin.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se akoma nuk është vendosur për koalicionet e mundshme nëpër shumicën e komunave që do të jenë në balotazh.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Nisma-s për Kosovën, Bilall Sherifi, tha se nuk kanë ende ndonjë marrëveshje për koalicion në raundin e dytë të zgjedhjeve, por sipas tij, javën tjetër do të merret vendim rreth kësaj çështje.
Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, ka potencuar se për ta me rëndësi është qyteti i Mitrovicës.
“Është arritur koalicioni me Vetëvendosjen në komunën e Mitrovicës. Në Kamenicë po ashtu kemi arritur marrëveshje për ta mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar”, tha Makolli.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, theksoi se deri tani ky subjekt ka lidhur tri koalicione. “Deri më tash janë lidhur tre koalicione në nivel lokal, në Dardanë me AAK-në, Prishtinë me AKR-në dhe në Mitrovicë me AKR-në”, u shpreh Kurti.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për të mësuar rreth koalicioneve të mundshme të kësaj partie, por nuk ka marrë përgjigje.
Po ashtu, Telegrafi ka provuar të marrë deklaratë edhe nga përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por kontakti me ta ishte i pamundur.
Ndryshe, kandidatët e partive politike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë deklaruara për vija të kuqe të bashkëpunimit, dhe si rrjedhojë koalicionet ndërmjet tyre mund të ndryshojnë nga komuna në komunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025