LAJMI I FUNDIT:

KNKK: Kanë kaluar 23 vite, ndërsa janë më shumë se 1,600 të zhdukur në Kosovë

KNKK: Kanë kaluar 23 vite, ndërsa janë më shumë se 1,600 të zhdukur në Kosovë

Kanë kaluar më shumë se 23 vite që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e më shumë se 1,600 personave të zhdukur janë ende në pritje të përgjigjeve për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Këto familje janë lënë në harresë, kanë ngecur në të kaluarën, në pamundësi që të mbajnë zi, të planifikojnë apo të shikojnë kah e ardhmja. Pandemia e COVID-19 vetëm sa e ka rënduar barrën që familjet është dashur ta mbartin për një kohë të gjatë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), përmes një njoftimi ka thënë se u ka qëndruar pranë familjarëve të personave të zhdukur, duke u ofruar mbështetje në vazhdimësi, përfshirë në aspektin psikosocial, në përpjekje për t’ua lehtësuar vuajtjet. Megjithatë, është mbështetja dhe bashkëndjesia e shoqërisë si tërësi, dhe e autoriteteve dhe komuniteteve të tyre në veçanti, ajo që është tejet e rëndësishme për t’u ndihmuar atyre që ta përballojnë dhimbjen.


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë,  Agim Gashi, tha: “Familjarët e personave të zhdukur kanë pritur lajme për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre qe shumë vite. Sikur në të kaluarën, edhe sivjet, ne i bëjmë thirrje tërë shoqërisë dhe autoriteteve që të mendojnë përsëri se çfarë tjetër mund të bëjnë për t’i ngushëlluar familjarët e personave të zhdukur në një situatë të rënduar nga pandemia.”

“Si vlerësim pozitiv Gashi theksoi përparimin e dukshëm që është arritur në zbulimin e varrezave të reja gjatë vitit të kaluar dhe i përgëzoi autoritetet për punën e tyre të vazhdueshme, duke njoftuar se këtë vit është zbardhur fati i 13 personave”, thuhet në njoftim.

“Është thelbësore që të shfrytëzohen kontributet e të gjitha palëve dhe akterëve të përfshirë në proces për të arritur rezultate më të mira”, tha Gashi.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, ndërsa shtetet janë të obliguara që atyre t’u ofrojnë përgjigje dhe mbështetje. Si përherë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i inkurajon ato që çështjen ekskluzivisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në rend të parë.

Në anën tjetër, është momenti i fundit që të paraqitet kushdo që mund të ketë informata të cilat mund të çojnë në zbardhjen apo zgjidhjen e cilitdo rast të cilitdo personi të zhdukur. Koha nuk e shëron agoninë e familjarëve të personave të zhdukur, por atë e mundëson vetëm pranimi i përgjigjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori