Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNJ) ka kërkuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si dhe nga Gjykata kompetente që të trajtojnë rastin e të paraburgosurit T.M. duke ia mundësuar kushtet për trajtim përkatës mjekësor jashtë vendit, pasi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nuk bëhen disa analiza si dhe biopsi të cilat duhet patjetër t’i bëj i paraburgosuri i burgut të Dubravës, i cili për momentin është i shtruar QKUK.
KMLDNJ përmes një njoftimi për media tregon se këtë kërkesë ia kanë kërkuar edhe familjarët e të paraburgosurit, duke i prezantuar edhe dëshmi mjekësore të gjendjes së tij.
“KMDLNj kërkon nga SHKK-ja dhe Gjykata kompetente që me seriozitetin më të madh të trajtojnë rastin e të paraburgosurit T.M. duke ia mundësuar kushtet për trajtim përkatës dhe të domosdoshëm, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut të personave të privuar nga liria dhe si detyrim i Gjykatës përkatëse dhe SHKK-së, për respektim, mbrojtje dhe zbatim të këtyre të drejtave”, thuhet në njoftim.
Lexoni më poshtë të plotë kërkesën e KMLDNJ-së:
Monitorues të KMDLNj-së kanë vizituar të paraburgosurin, T.M., 37 vjeç, me banim në Prishtinë e që po trajtohet në QKUK për faktin se në Burgun e Dubravës nuk ka mundësi të trajtohet sa dhe si duhet. Familja e T.M. i është drejtuar KMDLNj-së me një deklaratë të cilës i ka bashkangjitur një dosje mjekësore me të cilën vërteton se gjendja shëndetësore e anëtarit të familjes, tash të paraburgosur është e rëndë, me tendencë të përkeqësimit nëse nuk i ofrohet ndihma e duhur mjekësore dhe se këto shërbime, përkatësisht analiza/biopsi nuk bëhen në QKUK apo në ndonjë spital privat në Kosovë përveç në Shkup, ku është trajtuar për një kohë të gjatë.
I paraburgosuri T.M. është vetëm me një veshkë dhe atë e ka të transplantuar andaj e ka një gjendje delikate shëndetësore e cila kërkon trajtim profesional e që, në vendin tonë dhe në rrethanat aktuale nuk mund t’i ofrohet.
Gjatë intervistimit, i paraburgosuri T.M. i deklaroi KMDLNj-së se nuk ka vërejtje në sjelljen e personelit shëndetësor në QKUK, të cilët, në kuadër të mundësive dhe kushteve e bëjnë angazhimin maksimal por se analizën e duhur nuk kanë mundësi ta bëjnë e që mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, me rrezik që ta humbë edhe veshkën e transplantuar dhe të përfundojë në dializë.
Gjatë trajtimit që i bëhet konsumon 13 barëra të ndryshme sikur që merr terapi për COVID-19 pasi është infektuar për herë të dytë e që është qartësuar në raportin e konsiliumit mjekësorë.
Për analizën/biopsinë, i paraburgosuri T.M. duhet të shkojë në një spital privat në Shkup e që, për shkak se është i privuar nga liria dhe nën hetime e ka të pamundur ta bëjë këtë, pa lejen e gjykatës.
KMDLNj, nuk ka mandat të komentojë natyrën e veprës për të cilën hetohet dhe mbahet i paraburgosuri T.M. dhe as ta paragjykojë rastin për të cilin edhe është privuar nga liria, mirëpo, ka mandat që të angazhohet dhe të kërkojë që të paraburgosurit t’i ofrohet mundësia për trajtim të nevojshëm dhe të domosdoshëm shëndetësor në mënyrë që t’i mos i rrezikohet jeta dhe e cila e drejtë është e garantuar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria siç janë: Ligji për Ekzekutim të Sanksioneve Penale sikur edhe Rregullat Evropiane të Burgjeve, ndërkaq, si standard edhe më i lartë në këtë drejtim janë rregullat e Nelson Mandeles.
Në momentin e privimit nga liria, qoftë si i paraburgosur apo i dënuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës e merr tërë përgjegjësinë për shëndetin e të paraburgosurit dhe krijon kushte për trajtim profesional, në zbatim të një vendimi të Gjykatës kompetente që vendosë për të paraburgosurin, deri në çastin kur lirohet ose dënohet dhe dërgohet në mbajtje të dënimit me burg efektiv, pas plotfuqishmërisë së vendimit.
KMDLNj kërkon nga SHKK-ja dhe Gjykata kompetente që me seriozitetin më të madh të trajtojnë rastin e të paraburgosurit T.M. duke ia mundësuar kushtet për trajtim përkatës dhe të domosdoshëm, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut të personave të privuar nga liria dhe si detyrim i Gjykatës përkatëse dhe SHKK-së, për respektim, mbrojtje dhe zbatim të këtyre të drejtave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi