Ambasada amerikane në Kosovë i ka ftuar institucionet e vendit të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërkaq në lidhje me këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada ka shkruar se ministrat dhe kryetarët e komunë duhet të lenë politikën anash dhe bashkëpunojnë për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri.
Ndërkaq, KMDLNJ ka thënë se po zbatohen standarde të dyfishta në rastin e serbes Dragica Gashiq, duke krahasuar me shqiptarët e shpërngulur dhunshëm nga Veriu i Kosovës.
“Është interesant se pikërisht në këtë kohë ndodhë një kthim individual (procesi i kthimit edhe është kthim individual) dhe kemi një reagim të sinkronizuar, si të Serbisë që është sponsore e këtij kthimi ashtu edhe të faktorit ndërkombëtar që reagoi, gjithashtu njëzëri”, thuhet në reagim.
Ata shtojnë se, “Në anën tjetër ka me mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptarë dhe joserbë të shpërngulur dhunshëm nga Mitrovica e Veriut dhe pjesa veriore e Kosovës dhe se askush nuk reagoi apo mbrojti të drejtën e tyre për kthim në pronat e tyre”.
Nga KMDLNJ kanë kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, ndërkaq thonë se pa pajtimin e palës pranuese nuk është mirë të insistohet në kthim, pasi në këtë situatë të kthyerit nuk kanë mundësi të integrohen.
“Çdo trajtim ndryshe, apo zbatim i standardeve të dyfishta paraqet shkelje të të drejtave të njeriut e që për qëllim e kanë politizimin e procesit të kthimit e që ky kthim të mos ndodhë. Nëse kthimi nuk është i qëndrueshëm dhe nëse të kthyerit nuk kanë mundësi të integrohen në shoqëri, zhvendosja e re do të jetë e pashmangshme”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
TË MOS POLITIZOHET E DREJTA PËR KTHIM!
Dragica Gashiq , banore e Gjakovës ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në qytetin ku ka jetuar deri në përfundimin e luftës e që pastaj ka jetuar si e zhvendosur në Serbi.
Reagimi në Gjakovë ka qenë i menjëhershën duke e kundërshtuar kthimin e saj dhe duke e kërcënuar se do ta nxjerrin me dhunë nga banesa ku jeton. Pastaj, i bënë padi në gjykatën Themelore në Gjakovë dhe procesi ende nuk ka përfunduar. Deri më tani kanë reaguar thuaja të gjitha ambasadat në Kosovë sikur që ka qenë një deklaratë e BE –së, në përkrahje të kthimit të Dragica Gashiq.
Dje, reagoi edhe ambasada e SHBA- ve në Kosovë. Gjatë tërë kohës Beogradi zyrtar ka qeni i involvuar në këtë kthim. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar publikisht duke deklaruar se pengimi për kthim është përpjekje që të mos lejohet kthimi i serbëve sikur edhe frikësim për serbët e mbetur duke bërë përpjekje për politizim të rastit dhe përfitim politik.
Në bisedimet “teknike“ javën e kaluar në Bruksel, shefi i Zyrës, Petkoviq ka deklaruar se këtë çështje e ka shtruar në tavolinën e bisedimeve sikur që Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se në takim me kryeministrin Kurti me 19 korrik 2021 në Bruksel, njëra ndër temat e bisedimeve ka qenë edhe kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë.
Në ndërkohë qeveria e Serbisë ka ndarë afërsisht 2600 euro për Dragica Gasgiq kurse e sapo kthyera disa herë ishte deklaruar para qeverisë së Serbisë duke falënderuar për përkrahjen që po i japin kurse të njëjtën kërkesë nuk e ka adresuar te qeveria e Kosovës.
KMDLNj e përkrah të drejtën për kthim të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë asnjë dallim në baza etnike, bindjeve politike apo statusit në shoqëri , si e drejtë elementare e njeriut e cila nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Pra, procesi i kthimit nuk mund të pengohet apo të kushtëzohet me asgjë.
Në këtë kontekst, qëndrimi i KMDLNj–së është i qartë dhe në procesin e kthimit nuk e bënë asnjë përjashtim.
Është interesant se pikërisht në këtë kohë ndodhë një kthim individual (procesi i kthimit edhe është kthim individual) dhe kemi një reagim të sinkronizuar, si të Serbisë që është sponsore e këtij kthimi ashtu edhe të faktorit ndërkombëtar që reagoi, gjithashtu njëzëri.
Në anën tjetër ka me mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptarë dhe joserbë të shpërngulur dhunshëm nga Mitrovica e Veriut dhe pjesa veriore e Kosovës dhe se askush nuk reagoi apo mbrojti të drejtën e tyre për kthim në pronat e tyre.
Madje, për më keq, përveç Serbisë që ishte shumë e angazhuar për pengimin e kthimit të shqiptarëve dhe joserbëve në pronat e tyre të ligjshme, edhe bashkësia ndërkombëtare , me një sjellje oportuniste dhe duke zbatuar standarde të dyfishta, pengoi kthimin e shqiptarëve dhe joserbëve në pjesën veriore të Kosovës në ndërkohë që qeveria e Serbisë, duke ndërtuar objekte banesore dhe shtëpi individuale në Mitrovicën e Veriut e ka ndërruar strukturën etnike dhe ka krijuar një situatë të re duke e kolonizuar këtë pjesë të Kosovës me serbë që asnjëherë nuk kanë banuar në atë pjesë të Kosovës.
KMDLNj, si partner shumëvjeçar i UNHCR–së ka qenë i angazhuar në procesin e kthimit të personave të zhvendosur duke vizituar lokacionet në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut ku kanë jetuar personat e zhvendosur.
Janë organizuar vizita “shko dhe vizito“ dhe “shko dhe informo“ në përpjekje të sigurohen takime të personave të zhvendosur me autoritet komunale ku ishte paraparë kthimi sikur edhe me palën pranuese, banorët lokalë e që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë.
Këto takime kanë siguruar një kthim të qëndrueshëm që është edhe qëllimi i kthimit.
Në raste kur pala pranuese ka kundërshtuar kthimin, ai kthim nuk ishte realizuar.
Rast i njëjtë është edhe në Gjakovë ku pala pranuese e kundërshton kthimin kurse Dragica Gashiq, në këto kushte dhe në këto rrethana as që ka mundësi të integrohet.
Insistimi që me çdo kusht të ndodhë ky kthim, përkundër kundërshtimit të palës pranuese dhe politizimi i skajshëm sikur edhe manipulimi i Serbisë tregon qartë se kthimi po përdoret vetëm si pretekst kurse konteksti ka një qëllim krejtësisht tjetër.
Nuk janë dy standarde në procesin e kthimit; t’i lejohet Dragica Gashiqit të kthehet në Gjakovë e që, sipas KMDLNj–së është e drejtë e patjetërsueshme dhe, në të njëjtën kohë të pengohen dhjetëra mijëra shqiptarë dhe joserbë të kthehen në pronat e ligjshme të tyre në pjesën veriore të Kosovës.
Ndërkombëtarët duhet të punojnë dhe veprojnë sipas universalitetit të të drejtave të njeriut e jo në bazë të oportunitetit politik.
Pala kosovare duhet ta ketë parasysh këtë fakt edhe gjatë bisedimeve me Serbinë duke njohur dhe mbrojtur të drejtën për kthim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa bërë dallime në baza etnike, kulturore, moshës, statusit ekonomik, bindjeve politike apo të tjera.
Vetëm në këtë kontekst mund të trajtohet procesi i kthimit e jo që të këmbëngulet në kthimin e Dragica Gashiqit kurse të mos lejohet kthimi i shqiptarëve dhe joserbëve në pronat e tyre.
Çdo trajtim ndryshe, apo zbatim i standardeve të dyfishta paraqet shkelje të të drejtave të njeriut e që për qëllim e kanë politizimin e procesit të kthimit e që ky kthim të mos ndodhë.
Nëse kthimi nuk është i qëndrueshëm dhe nëse të kthyerit nuk kanë mundësi të integrohen në shoqëri, zhvendosja e re do të jetë e pashmangshme! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht