Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka reaguar për rastin e keqpërdorimit seksual të të miturës në Drenas.
KMDLNj, ndonëse thotë se është e padrejte të bëhet presion mbi Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën që është duke u marrë me këtë rast.
Ndonëse thotë së gjithherë është në anën e viktimës, KMDLNj konsideron se duhet të mbrohen të drejtat edhe të dyshuarve, për një gjykim të drejt, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht.
“Se kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut nuk ka asnjë dyshim për KMDLNj-në por kjo nuk nënkupton të drejtën, as të KMDLNj-së e as të dikujt tjetër të bëjë presion mbi Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën përkatëse, duke ndërhyrë në këtë mënyrë në procedurën që po zhvillohet ndaj të dyshuarve. Organizatat për të drejtat e njeriut gjithmonë janë në anën e viktimave mirëpo , gjithashtu e mbron të drejtën e të dyshuarve për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht që e kanë të garantuar me ligjet në fuqi në Kosovë dhe me të gjitha dokumetet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.
KMDLNj ka kritikuar edhe mbarëvajtjen e protestës së djeshme, edhe pse thotë se të njëjtës i është bashkuar.
“Për këtë rast, në Prishtinë, me 7 shkurt u organizua një protestë në përkrahje të viktimës ku edhe KMDLNj ka marrë pjesë por, përkundër qëllimit të mirë, protesta eskaloi duke i ngjarë një linçimi publik ku kërkohej vdekja për të dyshuarit, varje publike ku, ndonëse parimi juridik nuk njeh përgjegjësi kolektive por sikur në çdo vend të botës përgjegjësia është individuale, kërkohej nga Policia e Kosovës t’i bindej kërkesave të protestuesve , kërkohej përgjegjësi kolektive, kërkoheshin kokat e caktuara dhe shënjestëruara duke bërë përpjekje për të marrë drejtësinë në duar të individëve dhe duke bërë përpjekje për suspendim të autoritetit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës”, thekson KMDLNj,
KMLDNj thotë se edhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme për rastin në fjalë është manipulim i partive politike.
“Thirrja e seancave të jashtëzakonshme për situata të caktuara ku janë miratuar Rezoluta të pazbatueshme dhe të cilat i kanë pasur jetëgjatësinë deri në reagimin e parë të ndërkombëtarëve e shpërfaq manipulimin e partive politike, përmes deputetëve (pa asnjë dallim), për qëllime ekskluzivisht të përfitimeve piolitike. Thirrja e deputetëve për dënime të ashpra, me burgim të përjetshëm si dhe thirrja e seancave të jashtëzakonshme apo thirrja e përgjegjësve policorë, të prokurorisë, gjykatave, ministrave përkatës, pa u kryer hetimet dhe pa një vendim të gjykatës është presion dhe ndërhyrje në procedurën që, në bazë të ligjit e udhëheqin policia, prokuroria dhe gjykata e jo deputetët apo politikanët”, thotë ndër të tjerash KMDLNj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë