Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar të hapen rrugët e bllokuara në veri të vendit.
KMDLNj thekson se dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës.
Lexoni të plotë reagimin:
Ekstremistë nacionalistë serbë, të përkrahur nga kryetari i Serbisë, ndryshe kriminel lufte, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, luftënxitësi Vulin, përveç se bllokuan rrugët drejt pikëkalimit kufitar në Bërrnjak dhe Jarinjë, sipas ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeqla, sot sulmuan me mjete plasëse Qendrat për regjistrim të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan duke i shkatërruar ato.
Ministri Sfeqla i cilësoi si vepra terroriste. KMDLNj gjykon ashpër këtë shfrenim të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnike, politike, racore etj., dhe kërkon ndërmarrje të menjëhershme të masave për lirimin e rrugëve të bllokuara në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë. Dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës.
Qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare që barazon një të drejtë dhe detyrim kushtetues për mbrojtje të integritetit territorial dhe shtrirje të sovranitetit brenda territorit me ndërhyrje kriminale të Serbisë në punë të brendshme përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë të Kosovës dhe bandave kriminale, jo që nuk kontribuon në qetësimin e situatës por inkurajon elementët radikalë dhe kriminalë që të eskalojnë situatë pa u rrezikuar se do të përgjigjen për aktet kriminale.
KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës t’i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze