LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Sulm ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

KMDLNj: Sulm ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri duke e konsideruar si përpjekje të dhunshme kundër lirisë së shprehjes, qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të mediave elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi.

“Persona të paidentifikuar, në mbrëmjen e datës 16 gusht 2017, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, rrugë shumë e frekuentuar sulmuan gazetarin e portalit ‘Insajder’, z. arim Olluri duke i shkaktuar lëndime pas së cilave u trajtua në QKUK. Gazetari Olluri ishte bashkë me gruan e tij kur në ora 22.00 u sulmua, duke i shkaktuar lëndime trupore. Nga tronditja dhe frika gruaja e gazetarit Olluri humbi vetëdijen. Po të njëjtën ditë u sulmua me mjete të forta U.D së Drejtorit të SHKK, z. Sokol Zogaj që ende po trajtohet në QKUK”, thuhet në reagim e KMDLNj-së.


KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe dënim për ata që sulmuan gazetarin Olluri ndryshe, me pengimin e punëve të gazetarëve po kontribuohet në kufizimin e lirisë së shprehjes, informim selektiv dhe krijimin e një opinioni që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së shprehjes.

KMDLNj e vlerëson se ndikimi i politikës dhe ndërhyrja e saj në të gjitha sferat e jetës po ndikon shumë në përshkallëzimin e situatës të cilës po i paraprinë një terrorizimi verbal, linçim publik e që po përfundon me sulm fizik dhe rrezikim të jetës të personave të shenjestruar që në një mënyrë apo tjetër po paraqesin pengesë për politikanët apo grupet kriminale të interesit.   /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori