Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar hetime për igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, nën dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte, gjatë luftës në Kosovë.
KMDLNJ vlerëson se Sava Janjiq duhet të hetohet për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë për shkak të civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor.
“Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve dhënë NKMDLNj në Deçan pas përfundimit të luftës në Manastirin e Deçanit përveç se ishin vendosur paramilitarët dhe forcat e rregullta serbe, policia dhe ushtria aty ishin rrahur dhe torturuar edhe shqiptarë të marrë peng. Manastiri i Deçanit ishte shndërruar thuaja në bazë ushtarake ku shpërndahej armatimi për serbët e mobilizuar. Pas kësaj informate të KMDLNj, abati i këtij Manastiri, Sava Janjiq e denoncon te OSBE, KMDLNj-në ndërsa OSBE i jep KMDLNj dy mundësi që të tejkalohet kjo çështje, e para që drejtori i KMDLNj -së, Behxhet SHALA, t’ i kërkojë falje publike otac Savës dhe, e dyta që KMDLNj të përballet me gjyqin. KMDLNj nuk e bëri as të parën e as të dytën, por këmbënguli të bëhen hetime rreth Manastirit të Deçanit dhe përfshirjes së mundshme të Sava Janjiqit në shkelje të Ligjeve të Luftës dhe të Drejtës Humanitare. Është pozitive që edhe përkundër atyre zhvillimeve nuk pati asnjë pasojë as për Manastirin e Deçanit e as për personelin”, thuhet në reagimin e KMDLNJ, përcjell Telegrafi.
“Pas 21 vjetëve të përfundimit të luftës, të thuhet se Manastiri i Deçanit është i rrezikuar është nonsens i llojit të vet aq më parë që nuk ishte rrezikuar as në kohën e veprimeve ushtarake. Sava Janjiq, një klerik i mbështjellur me një pëlhurë demokratike ndërsa me një përmbajtje krejtësisht serbomadhe tani ankohet se shqiptarët dhe institucionet e Kosovës po e rrezikojnë Manastirin e Deçanit, nuk po i zbatojnë Marrëveshjet ndërkombëtare sikur as vendimet e gjykatave të Kosovës (Gjykatës Kushtetuese), në ndërkohë që nuk i pranon as institucionet e Kosovës, shtetin e Kosovës kurse vendimet e gjykatave i pranon në mënyrë selektive kur i përshtaten)”.
Sipas KMDLNj-së, Manastiri i Deçanit, jo që nuk rrezikohet nga shqiptarët apo institucionet e Kosovës por, edhe sipas Pakos së Ahtisarit dhe ligjeve në fuqi gëzon një status extraterritorial, me një fjalë ka pavarësi dhe mbrojtje të plotë prandaj po e keqpërdorë këtë për të shtrirë ndikimin e Serbisë në Kosovë duke e vënë fenë në shërbim të politikes.
Më tej në reagim thuhet se “e drejta e ushtrimit të fesë në K0sovë është e rregulluar me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe, në këtë drejtim Kosova është para shumë shteteve në rajon. Viteve të fundit incidentet ndëretnike kanë rënë shumë, janë raste sporadike prandaj janë të pavërteta pohimet e Sava Janjiqit dhe të Serbisë se serbët në Kosovë po rrezikohen, se objektet fetare të Kishës Ortodokse po plaçkiten dhe se personeli fetar po sulmohet”.
“Abati Sava Janjiq, mohues i shtetit dhe institucioneve të Kosovës, në vend se të merret me çështje fetare dhe shpirtërore, që e ka edhe mandat, duke shpërndarë lajme të rreme dhe duke qenë përçues i propagandes së Serbisë në Kosovë, po bënë përpjekje ta mësheh të kaluarën e tij nga lufta që, sipas KMDLNj-së e bënë përgjegjës për shkelje të drejtave të njeriut të të ndaluarve në Manastirin e Deçanit para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në çdo shtet ku sundon ligji, Sava Janjiq do të hetohej për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë kundër civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor”.
“Der0 sa nuk hetohen këto dyshime, Sava Janjiq, mohues i shtetit të Kosovës, Manastitin e Deçanit do ta shndërrojë në Ambasadë të Serbisë apo Qendër Propagande ky vet do të jetë, edhe Ambasador dhe mbret. Sava Janjiq e ka ndërgjegjen e ngarkuar me faje nga e kaluara prandaj është vënë 100 % në shërbim të politikës së Serbisë duke dëmtuar marëdhëniet ndëretnike dhe serbët, që janë integruar apo duan të integrohen në të gjitha sferat e jetës në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet