Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me rastet e arrestimeve të njerëzve në Kosovë.
Sipas KMDLNJ-së në Kosovë njerëzit linçohen publikisht pa u dënuar dhe pa u përfunduar procesi gjyqësor.
“Në Kosovë ku për rastet e ndjeshmërisë së lartë përgjegjësinë e kanë prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, më parë të UNMIK–ut, tani të EULEX-it, zakonisht kur trajtohen këto raste, arrestimit i paraprinë një fushatë mediale që e parapërgatit terrenin për arrestime të bujshme, me pompozitet dhe spektakël medial e që në të shumtën e rasteve përfundojnë me vendime liruese për të akuzuarit të cilëve ua shkatërrojnë karrierën, ua shkatërrojnë reputacionin dhe ua shkatërrojnë familjet përmes linçimit publik. Ka shumë raste të tilla në Kosovë dhe i vetmi kompensim që u është bërë është llogaritja e ditëve në arrest me çmimin sa i kushton një i burgosur Buxhetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Sipas KMDLNJ-së, arrestimet e fundit e të dyshuarve për vepra të rënda të penale në krye me Azem Sylën, ish komandantin e UÇK–së paraqet shkeljen e të gjitha neneve të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës, shkaku se të arrestuarit janë portretizuar si kriminelë të rrezikshëm, pa përfunduar hetimet.
“’Grupi i rrezikshëm kriminal, kriminelët që kanë bashkëpunuar me Serbinë, komandantë të Çagllavicës, Graçanicës ,etj ; ata që e rrezikojnë jetën e dëshmitarëve të mbrojtur , etj ….’ këto janë cilësime që drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e hetimeve, bëjnë presion te hetuesit duke paragjykuar fajësinë e të arrestuarve ende pa përfunduar hetimet dhe pa një vendim të një gjykate. Prokuroria e EULEX–it kërkon katër muaj paraburgim sikur edhe një proces të veçantë hetimor ndaj Azem Sylës shkaku se po u rrezikuakan dëshmitarët e mbrojtur. Këto janë sinjale të qarta se vështirë se do të ketë një proces të rregullt , të paanshëm , të pandikuar politikisht dhe të drejtë një atmosferë të linçimit publik të arrestuarve që tashmë duket se janë shpallur fajtorë”, thuhet më tej në reagim.
KMDLNj tërheq vërejtjen se të gjithë personat e privuar nga liria, përkundër kufizimeve të disa të drejtave i kanë të garantuara të drejtat e parapara sipas neneve të lartcekura prandaj e konsideron si të papranueshëm dhe kundër të drejtave të njeriut linçimin publik dhe institucional (ndërkombëtar) që po u bëhet dhe u është bërë edhe më parë të arrestuarve, pavarësisht përkatësisë etnike, natyrës së veprës dhe përkatësisë politike.
“Vetëm i formës së prerë i gjykatave përkatëse, pas administrimit të provave , krijimit të kushteve për mbrojtje efektive të të akuzuarve, mund të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Kështu ndodh në vendet demokratike nga vijnë prokurorët dhe gjykatësit e EULEX – it dhe atje mbrohet dinjiteti i të arrestuarve por edhe i të dënuarve kurse fushata linçuese përmes medieve do të llogaritej si e papranueshme. Në Kosovë ndërkombëtarët e testojnë opinionin duke i furnizuar disa medie me informata sensacionale sikur rasti i prokurorit Vrejsvik që deklaronte se Limaj i ka shpërdorur 80 milionë euro. Apo akuzat për rastin ‘Kleçka’ . Apo rasti i ish guvernatorit Rexhepi , drejtorit të Bankës Milazim Abazi e shumë raste të tjera që përfunduan në pafajësinë e plotë të të akuzuarve pasi që iu shkaktuan vuajtje të mëdha shpirtërore dhe fizike , atyre dhe familjeve të tyre dhe pasi ua rrënuar krejtësisht karrierat duke i dëmtuar profesionalisht dhe moralisht”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese
Frika nga anestezioni? Çfarë thotë anesteziologu Spahija, si arrijnë t’i qetësojnë pacientët?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri