Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin për targat ilegale në veri, por edhe për mostransparencë lidhur me draftin franko-gjerman, i hedhur në publik si një “non-paper”. KMDLNJ ka kritikuar edhe opozitën.
Këtë heshtje, KMDLNJ-ja e ka quajtur “mortore” dhe të “papërgjegjshme”.
Në reagim, kjo organizatë thotë se vendimi i Qeverisë për ekzekutim të vendimit për targa në faza të ndryshme, është blerje kohe.
“Këtë nuk e beson askush, madje as propozuesit e lëre më ndërkombëtarët që u shprehën të zhgënjyer me këtë vendim. Edhe ky vendim i palogjikshëm, i pazbatueshëm dhe për blerje kohe është marrë shkaku i presionit ndërkombëtar. Nëse qeveria nuk pati guxim të zbatojë ligjin në atë pjesë të Kosovës e që dha zotime publike, 100 herë më mirë do të ishte të pranonte rekomandimet – kushtëzimet e ndërkombëtarëve sepse, të gjithë do ta përkrahnin duke e pasur të qartë se kjo shtyrje nuk bëhet me vullnet nga qeveria, por me imponim nga ndërkombëtarët. Kështu, kjo blerje kohe do t’i kushtojë qeverisë sepse po krijon precedent të rrezikshëm duke vepruar në kundërshtim me atë që e zoton publikisht dhe duke e shkelur ligjin dhe Kushtetutën, pasi po e zbaton dhe legalizon diskriminimin në baza etnike. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe në rastin konkret serbët rebelues janë mbi ligjin”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
KMDLNJ a kritikuar Qeverinë edhe për draftin franko-gjerman, lildhur me marrëveshjen e mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë
“Në kohën kur Vuçiq e ka bërë publik këtë propozim, kryeministri Kurti e ka mohuar, kurse presidentja Osmani fillimisht e mohoi për të pranuar pastaj se ka një propozim. Deri më tani nuk ka asnjë informatë nga Qeveria e Kosovës, as për formën e as për përmbajtjen e këtij propozimi, prandaj është krijuar hapësirë për manipulim dhe dezinformim. Qeveria e Kosovës ka demonstruar papërgjegjësi të skajshme duke mos u treguar aspak transparente, as për bisedime e as për marrëveshjen e propozuar kurse opozita është treguar e pavullnetshme dhe e pavendosur që me metoda parlamentare ta detyrojë kryeministrin Kurti të informojë qytetarët për bisedimet me Serbinë dhe Marrëveshjen e propozuar”, shkruan në reagimin e kësaj organizate.
Sipas tij, Qeveria “po vdesë nga frika e vendimmarrjes”, kurse opozita “po e luan rolin e strucit”.
Reagimi i plotë:
Kohë më parë, kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ministri Sfeqla dhe z.kryeministri Bislimi dekaruan se nga data 1 nëntor 2022 nuk do të ketë targa ilegale duke refuzuar kërkesën e SHBA – ve dhe të BE – së për shtyerje 10 muajshe të afatit për konvertim të tabelave ilegale. Vetëm edhe presidenti Bajden mbeti pa i kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyejë këtë afat. Ambasadorët e KUINT – it kërkuan disa herë që afati të prolongohet për 10 muaj por se nuk u morën parasysh fare. Krerët e institucioneve thirreshin në ligjet në fuqi duke deklaruar se çdo lëshim pe paraqet shkelje të Kushtetutës. Duket dhe doli të jetë se zotimet e të mos lëshuar pe ishte një bllof për të fituar kohë duke e ofruar një zgjidhje të përshkallëzuar; qortimi, dënimi dhe marrja e tabelave ilegale. Këtë nuk e beson askush, madje as propozuesit e lëre më ndërkombëtarët që u shprehën të zhgënjyer me këtë vendim.
Edhe ky vendim i palogjikshëm, i pazbatueshëm dhe për blerje kohe është marrë shkaku i presionit ndërkombëtar. Nëse qeveria nuk pati guxim të zbatojë ligjin në atë pjesë të Kosovës e që dha zotime publike, 100 herë më mirë do të ishte të pranonte rekomandimet – kushtëzimet e ndërkombëtarëve sepse, të gjithë do ta përkrahnin duke e pasur të qartë se kjo shtyerje nuk bëhet me vullnet nga qeveria por me imponim nga ndërkombëtarët. Kështu, kjo blerje kohe do t’i kushtojë qeverisë së Kosovës sepse po krijon presedan të rrezikshëm duke vepruar në kundërshtim me ate që e zoton publikisht dhe duke e shkelur ligjin dhe Kushtetuten shkaku se po e zbaton dhe legalizon diskriminimin në baza etnike. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe në rastin konkret serbët rebelues janë mbi ligjin.
Qe një kohë po qarkullon në opinion një ballon provues në formë të propozimit për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, i njohur si propozimi franko – gjerman. Këtë propozim, emisarët e këtyre dy shteteve ia kanë dorëzuar kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit Vuçiq, në Beograd. Në kohën kur Vuçiq e ka bërë publik këtë propozim, kryeministri Kurti e ka mohuar kurse presidentja Osmani fillimisht e mohoi për të pranuar pastaj se ka një propozim të tillë. Deri më tani nuk ka asnjë informatë nga qeveria e Kosovës, as për formën e as për përmbajtjen e këtij propozimi prandaj është krijuar hapësirë për manipulim dhe dezinformim duke e bërë edhe më të mjegulluar këtë.
Qeveria e Kosovës ka demonstruar papërgjegjësi të skajshme duke mos u treguar aspak transparente, as për bisedime e as për marrëveshjen e propozuar kurse opozita është treguar e pavullnetshme dhe e pavendosur që me metoda parlamentare ta detyrojë kryeministrin Kurti të informojë qytetarët për bisedimet me Serbinë dhe Marrëveshjen e propozuar. Në këtë rast, në mungesë të gatishmërisë së qeverisë së Kosovës të jetë transparenta, opozita duhet të bëhet zëri i qytetarëve e që nuk është. Opozita ka sjellje oportuniste e që është e palejueshme në kohën kur Kosova po kalon përmes proceseve vendimtare e që pastaj nuk do të mund të riparohen.
Në kohën kur qeveria po vdesë nga frika e vendimmarrjes dhe kur opozita po e luan për mrekulli rolin e strucit, qytetarët po informohen nga burime të pasigurta dhe, në emër të Kosovës po flasin politikanë dhe analistë ndërkombëtarē, me afat të skaduar të cilët duan të faktorizohen përmes riinkarnimit politikë, në dëm të Kisovës. Si mund të jetë një propozim i mirë për Kosovën e për të cilin qytetarët e Kosovës nuk kanë as njohuri elementare, për shkak të territ informativ të qeverisë së Kosovës?! Nuk mund ta përfaqësojë interesin e Kosovës Viola von Cramon, që, me metoda gebelsiane përpiqet të na bindë ta pranojmë një marrëveshje, si të mirë, pa pasur fare qasje në atë dokument dhe në të njëjtën kohë të kërcënojë se propozimi i radhës do të jetë më i keq. Përveç si shantazh i ndyrë.
KMDLNj mendon se për çështje madhore për vendin nuk mund të merren vendime pa opoziten dhe pa qyterarë. Nëse përmbajtja e tekstit të Marrëveshjes për normalizim është ai që po qarkullon në disa media, nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën dhe se Asociacioni nuk do të jetë pjesë e pakos së Marrëveshjes dhe është pikëpyetje pranimi nga 5 shtetet mosnjohëse. Për këtë arsye qeveria e Kosovës duhet t’i drejtohet opinionit me informata të sakta, duke mos e mjegulluar edhe më shumë këtë gjendje. E drejta për Informim është e drejtë elementare e njeriut dhe, si e tillë është e patjetërsueshme dhe qytetarët nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë , sikur deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje