LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Mbyllja e proceseve gjyqësore vë në dyshim vendimet e gjykatave!

KMDLNj: Mbyllja e proceseve gjyqësore vë në dyshim vendimet e gjykatave!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me mbylljen e proceseve gjyqësore për media.

“Së voni është marrë një vendim për mbajtjen e gjykimit të mbyllur, në dy raste të ndara, që e përjashtojnë publikun, mediet dhe të tjerët nga pjesëmarrja në këto gjykime e që nënkuptojnë një mungesë totale të transparencës. Për KMDLNj – në është e papranueshme dhe e pakuptueshme kjo mbyllje apo bunkerizim i gjykimeve aq më parë që publiku ishte informuar më parë për aktakuzën dhe përmbajtjen e saj”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Për KMDLNj mbyllja e gjykimit apo përjashtimi i publikut shprehimisht është e përcaktuar me ligj dhe ajo zbatohet shumë rrallë dhe në rrethana specifike dhe vlenë për një rast dhe jo për tërë gjykimin.


“Mbyllja e gjykimeve dhe përjashtimi i opinionit, dëmin më të madh i shkakton pikërisht Këshillit Gjyqësor në përgjithësi dhe trupit gjykues në veçanti i cili vëhet para një presioni dhe kur vendimi i trupit gjykues, nëse merret edhe një vendim i drejtë, gjithmonë do të kontestohet shkaku se është marrë në rrethana të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Është në interes të publikut që gjykimet të jenë të hapura, është në interes dhe është e drejtë e gazetarëve që atyre t’u krijohen kushte për punë përmes lejimit t’i përcjellin pa u penguar gjykimet në fjalë por është në interes të vet gjykatës që gjykimet të jenë transparente ! Pa dyshim që informatat nga këto gjykime do të sigurohen edhe në mënyrë klandestine përmes rrjedhjeve të tyre, prandaj KMDLNj kërkon që të hapen këto gjykime përveç rasteve (pjesëve të gjykimit) kur parashihet me ligj mospjesëmarrje e publikut”, thuhet më tej në reagim.

KMDLNj ka theksuar se është standard demokratik të sigurohen kushtet për informim të drejtë dhe objektiv mirëpo ky standard, në rastin konkret po shpërfillet.

“Sigurimi i transparencës e rritë besueshmërinë në trupin gjykues, e rritë besueshmërinë në drejtësi, është satisfakcion për viktimat që kërkojnë drejtësi dhe si i tillë duhet të përkrahet.

Çdo veprim në kundërshtim me këtë parim përmes krijimit të precedenteve negative është mohim i demokracisë dhe legjitimim i një tregu informal të informatave që do ta fitojnë besueshmërinë ndonëse mund të jenë të pasakta”, theksohet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori