Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po kërkon që të hetohet rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nëpërmjet një reagimi KMDLNj ka dënuar kërcënimin që është bërë ndaj Kurtit në rrjetet sociale, për çka theksohet se të identifikohet autori dhe të merren masat.
Reagimi i plotë:
TË HETOHET RASTI I KËRCËNIMIT TË KRYEMINISTRIT KURTI !
Më datë 27 tetor 2021 shumë media elektronike dhe të shkruara raportuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale në ndërkohë që nga LV ishte njoftimi se informatat për kërcënim i kanë marrë nga institucionet e sigurisë përkatësisht nga AKI dhe në përputhje me këto informata Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë të sigurisë duke e përforcuar eskortën përcjellëse të kryeministrit Kurti sikur që një numër më i madh i policëve ishin angazhuar për të siguruar shtëpinë ku banon Albin Kurt , kryeministër i Kosovës.
Pas një kohe forcat e shtuara policore të angazhuara për sigurimin e shtëpisë ku banon kryeministri Kurti janë tërhequr kurse sot kryeministri deklaroi se nuk ndjehet i kërcënuar nga askush.
KMDLNj e dënon këtë kërcënim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale dhe kërkon hetime të shpejta të identifikohet adresa dhe personat që kanë kërcënuar dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin. Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Krime Kibernetike ka potencial profesional që në kohë të shkurtër mund të zbulojë adresën e kërcënimit sikur që ka vepruar me shumë sukses në raste të ngjashme.
Opinioni duhet të informohet drejtë dhe shpejt për këtë zhvillim në mënyrë që të eliminohen të gjitha mundësitë e spekulimit dhe instrumentalizimit për të përfituar politikisht apo për ta sulmuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë, gjithashtu për qëllime politike.
Koha është e ndjeshme dhe transparenca është e domosdoshme për ta sqaruar rastin. Deklarimet politike për këtë rast mund të merren si subjektive andaj vetëm institucionet e sigurisë janë kompetente të flasin për rastin në fjalë.
Askush nuk do të duhej të falej, qoftë për kërcënim me jetë, qoftë nëse manipulohet me këtë qëllim për çfarëdo qoftë qëllimi.
KMDLNj pret dhe shpreson që Policia e Kosovës, me veprim të shpejtë dhe profesional, do të ndërmerr masa që situata të sqarohet dhe të mos kemi pasiguri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi