Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka zhvilluar sot takim me ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, në kuadër të bashkëpunimit me këtë ministri gjatë vitit 2018.
“Në Kosovë, pas refuzimit të BE – së për liberalizim të vizave është krijuar një situatë e re e që imponon bashkërenditje të veprimeve të të gjitha institucioneve, subjekteve dhe shoqërisë civile në mënyrë që të përshpejtohet ky proces.
Edhe me parë, KMDLNj ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara teknike për liberalizim të vizave dhe mohimi i të drejtave elementare të njeriut për lëvizje të lirë në zonën Shengen e konsideron si trajtim skajshmërisht diskriminues aq më parë që Kosova e ka përmbushur edhe një kriter shtesë e që nuk ishte kërkuar nga shtetet tjera, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kosova , sigurisht nuk mund të krahasohet me shtetet me një demokraci të zhvilluar mirëpo nuk qëndron aspak më keq se Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Bulgaria, Ukraina e mos të flasim për disa shtete të Amerikës Jugore apo ishuj – shtete që në çdo aspekt janë më keq se Kosova”, thuhet në njoftimin për media.
KMDLNj tutje vlerëson se lëshimet në planin e bisedimeve politike kanë inkurajuar BE – në që kriterin politik ta vë si kusht për liberalizim të vizave por pa e thënë këtë botërisht.
“Nuk ka vend apo shtet në rajon që ka arrestuar më shumë për korrupsion zyrtarë, nga ai lokal deri në nivelet më të larta e mos të flasim për të arrestuar dhe të dënuar për krime lufte e që është në shpërputhje të mëdha me numrin e viktimave. Kosova është detyruar ta votojë Gjykatën Speciale pas presionit të madh të ndërkombëtarëve e që kështu nuk ka ndodhur as me shtetet që janë identifikuar dhe dëshmuar si shtete kriminale si Serbia.
Përkundër lëshimeve të vazhdueshme të Kosovës dhe në dëm të Kosovës, Kosova nuk ka përfituar asgjë ose fare pak sepse nuk ka pasur ofertë konkrete siç është vepruar me Serbinë ndaj së cilës janë bërë lëshime të paimagjinueshme”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
Në këtë kontekst KMDLNj kërkon që të pezullohen bisedimet me Serbinë deri në kohën kur do ta kemi një pasqyrë të qartë për kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e bisedimeve dhe për rezultatet e këtyre bisedimeve.
“KMDLNj e ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe insiston që Qeveria e Kosovës të zbatojë 100% reciprocitetin me Serbinë, si sillet Serbia ashtu duhet të sillet edhe Kosova. Çdo lëshim politik në bisedimet me Serbinë do të ndikojë në shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave, do t’i ndihmojë Serbisë në hapjen e kapitullit 35 kurse Kosova do të vendnumërojë në proceset integruese. Kësaj Serbie siç është sot dhe që ka sjellje armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në mesin e tyre edhe ndaj serbëve që nuk duan të jenë mashë e Serbisë (rasti Sllobodan Petroviq) nuk duhet t’i besohet prandaj nuk duhet të pranojnë vazhdimin e bisedimeve në këto kushte dhe në këto rrethana. KMDLNj dënon ashpër vazhdimin e kërcënimeve dhe shantazhit që i bëjnë Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini dhe Komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, si veprime kundër demokratike dhe të dëmshme dhe e konsideron si rreshtim të hapur në anën e Serbisë”, thuhet më tej në njoftim.
KMDLNj konstaton se bisedimet e paautorizuara dhe kundërkushtetuese për “ korrigjim të kufijve “ kanë ndikuar të mos – liberalizimin e vizave sikur që po ndikon në rritjen e vendeve që e tërheqin njohjen e Kosovës me arsyetim se po e presin rezultatin final të bisedimeve midis Serbisë dhe Prishtinës. Bisedimet eventuale për korrigjim të kufijve bëhen vetëm midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, që e njohin njëra – tjetrën dhe që kanë raporte të mira.
Sipas tyre përgjegjësia për mos – liberalizim të vizave nuk është vetëm e qeverisë aktuale por edhe e të gjitha qeverive paraprake, e opozitës së sotme dhe e asaj paraprake, e shoqërisë civile dhe akterëve tjerë që tani duan t’i lajnë duart nga përgjegjësia së cilës, në asnjë mënyrë nuk mund t’i shmangen as ata.
“Vendimi për mos – liberalizim të vizave është vendim politik e që e kanë bërë të ditur edhe një numër i madh i eurodeputetëve që kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur kushtetet për liberalizim por se po diskriminohet pa asnjë arsye. Ministrja Hoxha e vlerësoi kontributin e KMDLNj –së dhe organizatave tjera duke i konsideruar dhe trajtuar si partnerë me shpresë se ky bashkëpunim në vitin 2019 do të intensifikohet”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës