Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka thënë se procesi zgjedhor përfundoi duke u vlerësuar me një notë të lartë , si nga mekanizmat monitortues të Kosovës ashtu edhe nga ekipet monitoruese ndërkombëtare , qoftë nga ekipi i BE-së ashtu edhe nga të tjerët.
“Votuesit e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar në përputhje me vullnetin dhe preferencat partiake dhe për këtë nuk kishin pengesa që do të ndikonin në rregullsinë e procesit zgjedhorë si dhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Është një përjashtim të cilit nuk i është kushtuar vëmendje e duhur dhe , për pasojë kemi rezultate të kontestueshme sepse , për shkak të presionit të madh të Beogradit , votuesit serbë të Kosovës kanë qenë të detyruar ta votojnë Listën Serbe gjë që e kanë konstatuar edhe monitoruesit e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin për media.
KMDLNj ka thënë se kundërshton rezultatet përfundimtare që e nxjerrin LS si fituese absolute për faktin se votimi është bërë në rrethana të një presioni të madh të Listes Serbe dhe ndërhyrjes flagrante përmes metodave të dhunës dhe të shantazhimit që e ka bërë Serbia dhe presidenti i saj , Aleksandar Vuçiq ndaj votuesve serbë të Kosovës.
“Prandaj , votimi për serbët e Kosovës duhet të përsëritet sikur që duhet të krijohen kushte që votuesit serbë të Kosovës të votojnë pa iu nënshtruar kërcënimeve , shantazhimit dhe terrorizimit që ua kanë bërë LS dhe autoritetet e Serbisë. Votuesve serbë të Kosovës në këtë mënyrë iu është shkelur në mënyrë flagrante e drejta elementare e njeriut , e drejta për të votuar dhe për t’u votuar.
Nëse për procesin zgjedhorë vlerësimet kanë qenë më të larta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare , ka shumë vërejtje në punën e komisionerëve të zgjedhjeve , sidomos nga ata që nuk kanë fituar vota të mjaftueshme dhe të cilët kanë deklaruar se iu janë “ avulluar “ votat. Nëse votuesit janë përcaktues për rezultatin final të subjekteve garuese atëherë duket se komisionerët janë përcaktues për përbërjen e listave me deputetë që e kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
KMDLNj ka theksuar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 është krijuar një situatë e qartë ; LVV aktualisht është fituese e zgjedhjeve kurse LDK po pret rezultatin përfundimtar dhe certifikimin e këtij rezultati me shpresë se do të jetë fituese e zgjedhjeve. Në anën tjetër kemi dy subjekte politike që janë radhitur në vendin e 3 –të , PDK dhe në vendin e 4 –të , koalicioni AAK – PSD dhe të cilat menjëherë janë deklaruar se i pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se kalojnë në opozitë. LVV dhe LDK edhe para zgjedhjeve kanë bërë përpjekje të bëjnë një koalicion parazgjedhorë por se nuk dolën të garojnë bashkë kurse , tani , në rrethana të reja nuk e kanë asnjë problem të përshpejtojnë formimin e institucioneve të reja për faktin se janë deklaruar për bashkëqeverisje.
“Asnjëherë nuk kemi pasur një situatë më relaksuese për formimin e institucioneve të reja dhe çdo vonesë në këtë drejtim do t’i adresohet pozitës apo fituesve të zgjedhjeve . KMDLNj kërkon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe , çdo vonesë do të ndikojë në efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të reja. KMDLNj pret që opzita të jetë bashkëpunuese dhe konstruktive ndërkaq tejkalimin e fjalorit në disa raste e konsideron si rezultat i një euforie të fituesit të zgjedhjeve sikur edhe dëshpërimit për shkak të humbjes së zgjedhjeve. Kosova edhe ashtu është vonuar prandaj kërkohet një përgjegjshmëri më e madhe e pozitës por edhe opozitës përballë proceseve të rëndësishme me të cilat po përballet dhe do të përballet Kosova në një të ardhme të afërt”, thuhet në njoftim.
KMDLNj pret që ndërkombëtarët të mos bëhen “ ndrikulla “ në formimin e institucioneve të reja por duhet ta respektojnë vullnetin e shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri