Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi për media thekson se kohëve të fundit ka filluar një “luftë” e pashpallur që ka karakter denoncues midis ish-bashkëluftëtarëve dhe ish komandantëve të UÇK –së, me ç’rast nuk kursehet askush dhe përdoren cilësime jashtëzakonisht fyese.
Sipas KMDLNJ-së, këto cilësime e kanë burimin te përpjekja për dominim politik për ta eliminuar kundërshtarin (tash edhe armik) duke mos zgjedhur mjete e mënyra. Fjalori i përdorur gjatë kësaj lufte të pamoralshme është nën çdo nivel komunikimi dhe më tepër është material për Prokurorinë e Shtetit se mjet për konsum medial.
“E përbashkëta e kësaj përballjeje të pazakontë, të dëmshme dhe jo të dinjitetshme është përpjekja për përdorim apo keqpërdorim e familjes aktuale Jashari përmes figurës së Komandantit Legjendar të UÇK –së, Adem Jashari dhe anëtarëve të familjes Jashari që bëri sakrificë të paimagjinueshme deri në vetëflijim, për lirinë e këtyre që tashmë kanë shpallur luftë të hapur njëri – tjetrit dhe çlirimin e Kosovës. Njëra palë e akuzon palën tjetër se e ka tradhtuar Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe se për këtë arsye janë persona të padëshirueshëm për këtë familje duke kërcënuar me dëshmitarë që ende janë gjallë si dhe incizime nga koha për të cilën flitet kurse pala tjetër përgjigjet se këto sulme bëhen për qëllime të eliminimit politik përmes kësaj fushate shpifëse dhe se kjo fushatë që përdoret është arsyetim për sabotim të luftës duke mos qenë kurrë pjesë e luftës të palës tjetër”, thuhet në reagim.
“Gjithashtu thuhet se familja Jashari i ka incizimet dhe se kjo familje ka qenë e përmbajtur në deklarime për shkak të Epopesë së UÇK –së dhe se pas 5 marsit 2016 familja Jashari do të bëjë publik qëndrimin për këtë kacafytje verbale midis komandantëve të UÇK –së!”.
KMDLNj konsideron se familja Jashari e cila e ka shkruar dhe e ka vulosur historinë më të re të Kosovës dhe popullit shqiptar përmes sakrificës së katër gjeneratave, duke luftuar me forcat e armatosura të regjimit kriminal të Serbisë derisa janë shndërruar në një jetëgjatësi të përjetshme duhet të qëndrojë mbi interesat e këtyre grindavecëve të pa pjekur kombëtarisht dhe politikisht duke mos u deklaruar fare për këtë rast.
“Çdo deklarim do ta vë në pyetje neutralitetin dhe do të përdorej apo më mirë të themi do të keqpërdorej nga njëra palë për ta mundur palën tjetër dhe kjo, jo që nuk do të ndikonte në zgjidhjen e lëmshit të ngatërruar të marrëdhënieve por vetëm sa do të ndikonte në përshkallëzimin e situatës ku askush nuk do të fitonte dhe pasojat do të ishin edhe më të rënda. Me disa nga akuzat e ngritura ( jo më dyshime) të disa protagonistëve do të duhej të merrej Prokuroria e Shtetit e jo familja Jashari. Deklarimi publik i familjes Jashari për këtë qërim hesapesh politike dhe jo vetëm politike, në rrethana të një tensionimi të skajshëm nuk është i nevojshëm e as që ndikon në qetësimin e situatës prandaj familja Jashari, si autoritet i pakontestueshëm kombëtar dhe moral, duhet të qëndrojë në lartësinë e detyrimeve të trashëguara nga pjesa e martirizuar e familjes Jashari sikur që duhet të mbetet mbrojtës për të gjithë heronjtë dhe martirët e kombit, jo vetëm të luftës së fundit të UÇK –së por e të gjitha luftërave të popullit shqiptarë deri në çlirimin e Kosovës duke e ruajtur dhe mbrojtur paanësinë sidomos në rastin e palëve grindavece që aq lehtësisht shkelin mbi sakrificat e të tjerëve , për përfitime personale”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ.
“Askush nuk mund të rehabilitohet duke sulmuar të tjerët sikur që askush nuk mund të akuzohet duke u sulmuar pa fakte. Askush nuk ka të drejtë të keq – përdorë sakrificën e tjetrit për eliminime politike dhe përfundimisht të gjithë këta, duke e keqpërdorur Komandantin Legjendar të UÇK –së, Adem Jashari dhe Heronjtë e Kombit vetëm se po lakuriqohen si mashtrues ordinerë të cilët nuk i merr askush seriozisht. Familja Jashari është familje që i ka dyert e hapura për të gjithë ata që kontribuuan në luftë sikur edhe për ata që kontribuojnë në ndërtimin e paqes prandaj është e domosdoshme ta ruajë neutralitetin duke mos anuar kah asnjëra palë”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës