LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës bënë thirrje për mos ngritje të çmimeve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës bënë thirrje për mos ngritje të çmimeve

Klubi i Prodhueseve e ka përkrahur dhe mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ju vihet taksë prej 100 për qind.

Klubi i Prodhuesve e përkrah një vendim të tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre, e që në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues.

Mirëpo, në të njëjtën kohë Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që të mos ndryshojnë çmimet e tregut, duke i rritur ato pas miratimit të vendimit për taksën 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.


Klubi i Prodhuesve fton të gjithë që të përkrahin interesat e vendit dhe të mbrojnë qytetarët, kur kemi parasysh gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve.

Masën për mbrojtjen e prodhimit prej 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë operatorët ekonomik duhet ta shohin si mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të vendit dhe jo si situatë për përfitim.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës beson që ky vendim do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori