LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve fillon fushatën ‘Një dhuratë për tokën’, për gjelbërimin e Kosovës

Klubi i Prodhuesve fillon fushatën ‘Një dhuratë për tokën’, për gjelbërimin e Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me rrjetin e biznesit shqiptar në Bavari, “Besa Foundation” sot me rastin e ditës së tokës fillojnë fushatën vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit, ku në bashkëpunim me komunat dhe sektorin privat do të mbjellin fidanë të ndryshme në hapësirat publike.

Fushata e cila ka sloganin, “Një dhuratë për tokën” filloj me mbjelljen e drunjve të parë në parkun e biznesit në Drenas, ku prezent ishin dy kompanitë e mëdha ricikluese ë vendin tonë, kompania Plastika dhe Scampa. Kjo fushatë vjen si nevojë e angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, por edhe vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu mbrojtja e mjedisit është prioritet edhe në kuadër të Strategjisë së Ambientit, të cilën Klubi e ka pjesë themelore të funksionimit, ku përmes saj dëshiron të ndërtoj zhvillim të qëndrueshëm të sektorit ekonomik i cili respekton dhe kujdeset për ambientin.


Fushata do të vazhdoj edhe në javët në vazhdim, ku në bashkëpunim me kompanitë prodhuese, por edhe me institucionet dhe organet tjera kompetente, do të gjelbërohen hapësira të ndryshme në kuadër të këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori