LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Arabia Saudite përgatit mega ofertën për yllin e Atletico Madridit

Klubi nga Arabia Saudite përgatit mega ofertën për yllin e Atletico Madridit

Janari mund të rezultojë të jetë një muaj shumë i ngarkuar për Atletico Madridin, pasi disa nga yjet e tyre po kërkohen nga klubet e ndryshme, sidomos ato nga Superliga e Arabisë Saudite.  

Angel Correa ka qenë shumë i lidhur me largimin për në Arabinë Saudite dhe kjo mund të ketë një efekt domino në ardhjet e mundshme, me raportet se dy nënshkrime mund të kërkohen nëse sulmuesi argjentinas përfundon largimin.

Është interesante se Correa nuk është i vetmi sulmues i Atleticos i kërkuar nga Lindja e Mesme.


Atletico Madridi planifikon të bëjë dy nënshkrime nëse Angel Correa largohet në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Atletico Madridi planifikon të bëjë dy nënshkrime nëse Angel Correa largohet në Arabinë Saudite

Sipas mediumit Relevo, Al-Shabab janë shumë të interesuar për nënshkrimin e Alvaro Moratas, për të cilin ata treguan të interesuar verën e kaluar.

Raporti thotë se një “mega ofertë” mund të arrijë edhe para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.

Megjithatë, edhe nëse është një ofertë astronomike, ka shumë pak gjasa që të arrihet një marrëveshje. Morata nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico në mes të sezonit, edhe pse situata me siguri mund të ndryshojë në fund të sezonit.

Morata ka qenë në formë të shkëlqyer për Atletico Madrid këtë sezon, kështu që është një lajm shumë i mirë për ta që ai nuk ka në plan të largohet nga klubi në janar. Megjithatë, nëse Correa shkon, do të nevojitet një tjetër sulmues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori