Gjatë kësaj jave, me datën 6 gusht, do të mbahet klubi i leximit “Dukagjini Book Club” ku do të diskutohet libri “Getsbi i Madh” nga autori F. Scott Fitzgerald. Takimi do të mbahet ditën e enjte, në ora 18:00, takim i cili do të zhvillohet në bashkëpunim ndërmjet Librarisë Dukagjini dhe shkrimtarit Azem Deliu.

Në vitin 1922, Francis Scott Fitzgerald bëri të ditur vendimin e tij për të shkruar “diçka të jashtëzakonshme, të bukur dhe të thjeshtë, por njëherësh të ngatërruar në formë".


116368903 3024779587649758 4316847483970408338 o

Kjo gjë e jashtëzakonshme, e bukur me formë të ndërlikuar, dhe mbi të gjitha, e thjeshtë u bë më pas Getsbi i Madh, ndoshta puna më e mire e Fitzgeraldit”.

Një histori dashurie dhe fatesh ku ky rrëfim i pasionit donkishotesk të Getsbit për Dejzin Bukananin. Dejzi dhe Getsbi bien në dashuri por ndërkohë Getbsi shërben jashtë shtetit, Dejzi martohet me pasanikun zemërgur Tom Bakananin.

Screenshot 4 1

Për më tepër, libraria Dukagjini ju ofron mundësinë të bleni librin me 25% për të gjithë anëtarët e Klubit të Leximit “Dukagjini Book Club”. Ju mund të regjistroheni në këtë link dhe të bëheni pjesë e këtij klubi.

Ju mirëpresim gjatë ditës së enjte në ora 18:00!