Klubi i karatesë "Arena" nga Peja vazhdon me suksese të njëpasnjëshme

Federata e Karatesë së Kosovës organizoi më 5 korrik provimet shtetërore për grada mjeshtrore (Brez i Zi).
Aty morën pjesë 14 kandidatë që kishin kaluar me sukses pjesën e parë të testimit një muaj më parë.
Kandidatët u testuan përpara komisionit për grada, në përbërje: Shumzim Krasniqi – Kryetar, Rexhep Bajrami – Anëtar, Sylejman Jetullahu – Anëtar, Nestret Maloku – Anëtar dhe Reshat Halili – Anëtar.
Në mesin e kandidatëve ishte edhe garuesi i klubit të karatesë "Arena" nga Peja, kampioni i shumëfishtë shtetëror Armin Bademovic, i cili me sukses përfundoi provimin për Brez të Zi – grada (SHo'Dan), duke u shpallur mjeshtër i karatesë.
Armini ishte kandidati i vetëm nga qyteti dhe komuna e Pejës që kaloi me sukses këtë provim, duke ngritur lart emrin e Klubit të Karatesë "Arena", të qytetit dhe të gjithë karateistëve të rinj që frymëzohen nga suksesi i tij dhe klubit Arena./Telegrafi/













































