Klubi anglez do të tentojë për Edon Zhegrovën brenda 24 orëve të ardhshme

Fulham po shqyrton një lëvizje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për anësorin e Lille, Edon Zhegrova, shkruan Football Insider. Trajneri i Fulham, Marco Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Willian dhe Bobby Decordova-Reid në fillim të kësaj vere. Fulham ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin kosovar përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit.

Football Isnider shkruan se do të duhej një “tarifë e madhe” që skuadra franceze të konsideronte largimin e 25-vjeçarit. Zhegrova iu bashkua Lille në vitin 2022 për 6 milionë euro nga Basel, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin francez dhe që atëherë ka bërë 90 paraqitje .


















































