Klubet e Ligës Premier në mënyrë efektive deklaruan fundin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, teksa vazhduan shpenzimet në afatin e janarit.
Transferimet nga 20 skuadrat e ligës elitare shpenzuan deri në 328 milionë euro gjatë muajit, shifra e dytë më e lartë rekord në janar.
Dhe kjo shumë ishte pothuajse aq sa katër ligat e tjera së bashku, të top pesë ligave evropiane, sipas Deloitte.
Newcastle shpenzoi prej 102 milionë euro për të sjellë Kieran Trippier, Chris Wood dhe brazilian Bruno Guimaraes për të filluar kështu një epokë të re në Ligën Premier me pronarët nga Arabia Saudite.
Ata ndihmuan që kjo shumë të rritej dhe t’i afrohej rekordit të vitit 2018, ku ishin shpenzuar në total 407 milionë euro, për transferimin e lojtarëve si Virgil van Dijk në Liverpool, ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang në Arsenal dhe transferimin e Lucas Moura nga Spurs.
Në të kundërt, klubet e nivelit të lartë në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Francë shpenzuan 377 milionë euro mes tyre, që do të thotë se shpenzimet e klubeve angleze shtuan deri në 48 për qind të totalit në pesë ligat kryesore.
Edhe duke marrë parasysh shitjet, shpenzimi neto i ligës angleze prej 216 milionë euro u rrit në një rekord për janarin që nga prezantimi i afatit dimëror në vitin 2003.
Kjo do të thoshte se shpenzimet totale në 2021-2022 ishin rreth 1.6 miliardë euro, i treti më i lartë në historinë e futbollit anglez.
Kjo ishte shenja më e qartë se Liga Premier po del nga kriza e COVID-19. /Telegrafi/