Roger Ibanez ka bërë një sezon të madh me Romën, ku arriti ta fitoj edhe Ligën e Konferencës.
Qendërmbrojtësi brazilian ka qenë fantastik duke luajtur në 51 ndeshje zyrtare, e ku ka shënuar edhe katër gola.
Por e ardhmja e tij te Roma nuk është ende e sigurt, pasi mund të transferohet në Ligën Premier.
Braziliani po pëlqehet shumë nga dy skuadrat angeleze Newcastle United e Tottenham Hotspur ku sipas mediave italiane kanë bërë oferta zyrtare.
Në adresën e Romës dy ekipet kanë ofruar nga 30 milionë euro për Ibanez, por këto oferta si duket nuk e kanë bindur Romën të heqë dorë nga mbrojtësi i tyre.
Giallorosët e vlerësojnë qendërmbrojtësin brazilian i cili mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 80 milionë eurove.
Vështirë se ndonjë skuadër do ta ofrojë atë shumë për Ibanezin, por sipas Calciomercatos, Roma do të hiqte dorë nga ylli i mbrojtjes nëse do të kalonte ndonjë ofertë shifrën e 50 milionë eurove. /Telegrafi/