Liverpool triumfoi në ndeshjen e fundit të Ligës Premier, pasi mposhti Wolverhamptonin me golin e vetëm të realizuar në minutën e 94-të.
Autori i golit vendimtar ishte Divock Origi, me belgun që u fut në fushë si zëvendësues për herë të 100-të me fanellën e The Reds, megjithatë kjo nuk e ka penguar të shkëlqejë ndërsa edhe trajneri Jurgen Klopp ka folur me elozhe për 26-vjeçarin.
Gjermani ka theksuar se njerëzit do të shkruajnë libra për Origi, ndërsa shton se ai është një djalë i mrekullueshëm.
“Ai është një legjendë, njerëzit do të shkruajnë libra për të, nëse nuk shkruajnë – atëherë do ta bëjë unë. Është një lojtar i madh, një djalosh i shkëlqyer dhe kur futet në këtë mënyrë në fushën e lojës unë lumturohem shumë për atë”, deklaroi strategu gjerman.
“Origi është një legjendë, u fut dhe e përfundoi aksionin në mënyrë të shkëlqyer”.
“Është një sulmues i pabesueshëm, por për arsye të ndryshme nuk ka luajtur shumë shpesh. Shpresoj që një ditë të gjejë një trajner që ta aktivizoj më shumë se sa e bëj unë”.
“Me treshen që kemi ne në sulm, ai nuk mund të marrë shumë minuta, por është një djalosh shumë pozitiv dhe që e do klubin”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/