Klodi i bashkohet gjithashtu finalistëve të Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova po afrohet dhe emocionet janë në kulm, teksa gjatë gjysmëfinales u zbulua edhe një tjetër emër që siguroi biletën për natën vendimtare.
Finalisti i dytë i shpallur gjatë spektaklit ishte Klodi, i cili arriti të fitojë mbështetjen e publikut dhe të sigurojë vendin mes më të mirëve të këtij edicioni.
Me këtë shpallje, ai bëhet njëherësh finalisti i katërt që i bashkohet garës për çmimin e madh, duke u rreshtuar krah Elijona, Ludo Lee dhe Londrim Mekaj, të cilët e kishin siguruar më herët vendin në finale.
Publiku tashmë pret me interes natën e 27 shkurtit, kur finalistët do të përballen për herë të fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend, për të zbuluar se kush do të rrëmbejë çmimin kryesor dhe do të shpallet fitues i këtij sezoni. /Telegrafi/




























































