Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka numëruar disa nga arsyet se pse në vendin tonë ka krizë ekonomike.
Ai thotë se rritja e çmimeve po vazhdon, duke nisur nga lokalet/banesat me qira e duke vazhduar me ushqim, e shërbimet tjera, transmeton Telegrafi.
“Rritja marramendëse e çmimeve të ndërtimit duke vazhduar vallen e pronarëve të lokaleve dhe duke llogaritur kthimin e investimit pas 10 dhe 15 vjetësh, duke ngarkuar bizneset me QIRA pa asnjë llogari matematike. Për shembull, në pjesën e qendrës së Prishtinës, çmimi për metër katror është 26-30 euro, dhe disa qendra tregtare kanë çmim prej 40-50 euro për metër katror, kurse në Manhatan nuk ka kështu qira. Momenti kur qiraja e një biznesi merr më shumë se 10% të qarkullimit të tij, ajo bëhet një kancer, dhe ne jemi duke u përballur me 30-40% tu na kasirat. Nëse pak ma kontestoni statusin, shikoni fotografinë në fund të statusit për rrjedhjen e shitjes së pronave në Kosovë gjatë viteve”, shkruan ai.
Në pikën e dytë, Kllokoqi thotë se çmimet janë rritur në produktet ushqimore e po ashtu ai thotë se edhe këngëtarët kanë ngritur çmimet për të kënduar.
2. Vallen e deformimit ekonomik i kapën mindilin tregtarët (pseudo tregtarët) duke rritur çmimet e produkteve nga ato bazike deri te ato luksoze. Për shembull, pasuli ka kushtuar 2.5 euro për kilogram dhe tani kushton 6 euro, ndërsa Coca-Cola për 22% ka ngritje, gjithsej shporta e konsumatorit ka ngritje për 35%. Paramendoni edhe këngëtarët bre i kanë rritur çmimet, e vetë një Zvezd: pse ti e ke rritur çmimin që të shtyni ty? Ma kthej me cinizëm tha Nafta”, ka pohuar ai.
Tutje, ai deklaron se këtu ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave.
“Halla e madhe e valles tash është liberalizimi ku paratë po derdhen jashtë vendit, kjo u pritë me ndodh edhe normal që ka ndodh se njerëzit duhet me shëtit, ama na ja nxjerrim bishtin me borxh nismi për deti . 23,000 veta për një vikend në Salonik, d.m.th me nali një Grek ma bojke sa milion KOSOVAR jeni o vëlla se na tranuat”, shkruan mes tjerash ai.
Ndër tjera ai ka pohuar se “Prindë e dasmës që shkojnë nëpër tavolina me i përshëndet mysafirët janë edhe vetë shteti që pa pikë rahmeti i godasin në kohën më të ranë të ekonomisë me ligj të duhanit e me ligje të reja të fiskalizimit, e me dënime e sheh zgjidhjen në vend që me këqyr qysh me i lehtu e stimulu bizneset”.
“Edhe mos të harrojmë që kjo dasëm ka pikën e 5-të, edhe më e rëndësishmja është që komplet Evropa dhe bota, edhe me një krizë post-pandemike, pra Gjermania që nga viti 1953, ka pasur kriza të ndryshme, por për herë të parë prej asaj kohë po shpallet recesioni, që do të thotë diaspora jonë ke me kontribu më pak në vendin tonë dhe besoni që më e vështirë ka me kanë deri në qershorin e 2025”, nënvizoi ai.
Si përfundim, Kllokoqi thekson se “si gastronomë jemi në luftë të drejtpërdrejtë me qytetarin e shkretë që për fat të keq rroga e tij është ende e vogël në proporcion me tregun “.
“Dhe si rrjedhojë e kësaj, konsumi dhe qarkullimi në gastronomi kanë rënë, mirëpo mos të harroj që kjo është një virus që kadal-dal po i kap të gjitha bizneset”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi