Klinika Zhan Mitrev ju tregon për llojet, dëmtimet dhe shërimin e shtyllës kurrizore
Dr. Ljupço Nikollov, Specialist në kirurgjinë e përgjithshme në Klinikën Zhan Mitrev flet për Kirurgjinë spinale, apo për kirurgjinë e shtyllës kurrizore. Ai flet për llojet, dëmtimet dhe shërimin.
Kirurgjia e shtyllës kurrizore është një pjesë e degëve kirurgjikale në mjekësi, e cila i referohet kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale në shtyllën kurrizore.
Shtylla kurrizore është një njësi komplekse e përbërë nga strukturat e sistemit muskuloskeletal dhe sistemit nervor tek njerëzit.
Problemet që shfaqen në shtyllën kurrizore etiologjikisht mund të ndahen në:
-Deformime të shtyllës kurrizore (të lindura dhe të fituara)
-Thyerje të shtyllës kurrizore (në rast të rënies ose traumës)
-Fraktura patologjike të shtyllës kurrizore (thyerje osteoporodike, fraktura të shkaktuara nga sëmundjet malinje)
-Tumore primare të shtyllës kurrizore dhe depozita dytësore metastatike
-Ndryshime infektive të trupit vertebral dhe diskut (infeksione specifike dhe jospecifike, si dhe të shkaktuara nga sëmundje të tjera infektive)
-Sëmundje degjenerative të diskut
-Sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore (spondilozë, spondiloartrit)
Intervenimet operative të shtyllës kurrizore
-Qasje e pasme me instrumenta (qafa, shpina, shtylla kurrizore)
-Qasje e përparme me instrumenta (majtas ose djathtas në anën e përparme të trupit në varësi të problemit)
-360 gradë (qasje e kombinuar e pasme / e përparme)
-MISS (kirurgji minimalisht invazive)
-Vertebroplastika dhe kifoplastika
Këto procedura përdoren për të trajtuar frakturat kompresive vertebrale të shkaktuara nga osteoporoza.
Të dyja procedurat përfshijnë injektimin e ngjitësit të ngjashëm me çimento kockore që forcon kockën/rruazën.
Laminektomia spinale – dekompresimi i shtyllës kurrizore
Ky operacion kryhet në stenozën kurrizore, një gjendje që shkakton ngushtimin e kanalit të shtyllës kurrizore duke rezultuar në komprеsim të mëvonshëm të palcës kurrizore dhe rrënjëve nervore dhe manifestohet me dhimbje, radikulopati, mpirje ose ngurtësim.
Gjatë këtij intervenimi kirurgu heq muret kockore të rruazave dhe të gjitha thumbat e kockave (osteofitet) në mënyrë që të hapë kanaln e shtyllës kurrizore, të largojë stenozën dhe kështu të largojë presionin e ushtruar në palcën kurrizore dhe rrënjët nervore.
Disektomia – disektomia e pjesshme ose e plotë
Kjo procedurë përdoret për heqjen e diskut në rastet kur është e pranishme hernia e cila shtyp apo shkakton presion në rrënjën nervore ose palcën kurrizore.
Laminektomia dhe disektomia shpesh kryhen së bashku.
Nukleoplastika – dekompresimi i diskut plazmatik
Ky operacion me laser përdor energjinë e radiofrekuencës për të trajtuar personat me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës që shoqërohet me hernie të lehtë diskale.
Gjatë këtij intervenimi kirurgu fut një gjilpërë në disk. Një pajisje me lazer plazma futet më pas në gjilpërë duke mundësuar nxehjen e majës së gjilpërës, e cila më pas krijon një fushë që avullon indin në disk, duke reduktuar madhësinë e tij dhe duke liruar presionin mbi nervat.
Fuzioni i shtyllës kurrizore
Kirurgu heq diskun e shtyllës kurrizore ndërmjet dy ose më shumë rruazave dhe më pas lidh rruazat fshqinje duke i ngjitur me grafte kockash ose pajisje metalike të siguruara me vida.
Fuzioni (shkrirja) i shtyllës kurrizore mund të rezultojë në njëfarë humbjeje të fleksibilitetit të shtyllës kurrizore dhe kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi për të lejuar që graftet e kockave të rriten dhe të bashkojnë vertebrat së bashku.
Zëvendësimi i diskut me disk artificial
Kjo konsiderohet si një alternativë e fuzionit kurrizor për trajtimin e pacientëve me dëmtim të rëndë të disqeve në shtyllën kurrizore.
Procedura përfshin heqjen e diskut dhe zëvendësimin e tij me një disk sintetik që ndihmon në rivendosjen e hapësirës dhe lëvizjes ndërmjet rruazave.
Spitali klinik Zhan Mitrev | rr.Marrëveshja e Bledit nr.8, Shkup, Maqedoni| www.zmc.mk | infosalter@zmc.mk | 00389 23104910 |
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova