LAJMI I FUNDIT:

Klinika “Zhan Mitrev”, javën tjetër publikohet raporti

Klinika “Zhan Mitrev”, javën tjetër publikohet raporti

Javën që vjen pritet të përfundon raporti i Komisionit për praktikimin e hemofiltrimit si metodë për shërimin e pacientëve më Kovid-19 i cili i referohet hemofiltrimit në Klinikën “Zhan Mitrev”. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se të gjitha gjetjet dhe konstatimet do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike.

“Arsyetimi i saj, sa ka pas indikacione apo ka pas edhe kundër indikacione apo ka qenë mënyrë e cila ka shkaktuar vdekjen e shumë pacientëve. Ky duhet të jetë konstatimi ynë profesional. Duhet publikuar raporti në tërësi, sigurisht në kuadër të kompetencave si Ministri i Shëndetësisë lidhur me gjithçka që ka ndodhur sipas inspektimeve tona”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Gati janë edhe raporti i Komision për infeksione intrahospitale dhe tre komisioneve të tjera, por publikimi i tyre do të bëhet në tërësi dhe me një raport përfundimtar përmbledhës. Sali thotë se nuk do të zvarritet publikimi i raportit.


“Unë pres brenda javës së ardhshme të përfundon raporti final. Shpresoj se nuk kam arsye ta shty procesin sepse opinioni pret, prokuroria pret por edhe neve si ministri duhet ta kryejmë obligimin ndaj institucioneve dhe opinionit për rastin “Zhan Mitrev”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht rasti “Zhan Mitrev” i publikuar nga rrjeti investigativ IRL mbi metodën e shërimit të pacientëve përmes hemofiltrimit ndodhet në fazën hetimore. Prokuroria Publike dhe raportet e dikasterit të Shëndetësisë duhet të konstatojnë se hemofiltrimi ka qenë metodë e autorizuar, ose Klinika “Zhan Mitrev” ashtu siç pretendon rrjeti investigativ ka bërë studim me shëndetin e pacientëve të prekur nga Kovid-19. Ndaj pronarit të klinikës gjykata ka caktuar masë kujdesi duke ia marrë pasaportën./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori