LAJMI I FUNDIT:

Klinika Infektive në QKUK: Verifikuesit e votave nga Serbia nuk kanë infeksione ngjitëse

Klinika Infektive në QKUK: Verifikuesit e votave nga Serbia nuk kanë infeksione ngjitëse

Përkundër se gjendja e 12 zyrtarëve KQZ-së qe kanë pasur alergji gjatë verifikimit të votave nga Serbia është stabile, ata po vazhdojnë të qëndrojnë në Klinikën Infektive, teksa sot rezultatet laboratorike kanë treguar se nuk kanë infeksione ngjitëse.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha në një konferencë për media the se gjitha analizat që u janë bërë kanë treguar se nuk ka infeksione.

“Gjendja shëndetësore është e mirë pritet që duke e shikuar gjendjen të lirohen për në shtëpi. Në bazë të rezultateve të analizave, nuk ka infeksione, të gjitha analizat janë në normë”, tha ajo.


Se rezultatet laboratorike kanë dal mirë e tha edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ndërkaq, Drejtori i ShSUK-së, Basri Sejdiu tha se gjendja e 12 pacientëve është e mirë. Për dallim nga dje që u tha se janë 11 zyrtarë, sot drejtoresha e Infektives bëri të ditur se ka ardhur edhe një pacient./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori