Klinika e Pulmologjisë në kushte të rënda, s’ka mjete për ndërtimin e objektit

Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mungesë të hapësirave si për pacientë si dhe për vet stafin mjekësor me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore. Se klinika i plotëson kushtet për funksionim, e theksoi edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. do të investojnë.
Për këtë klinikë që ka gjithsej 66 shtretër dhe është e vendosur në objektin e Klinikës së Dermatologjisë, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës shprehen se investimet për ndërtimin e objektit të Pulmologjisë kanë munguar për shkak të buxhetit.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha shprehet se vazhdimisht kanë mungesë të hapësirave, prandaj po detyrohen të shtojnë shtretër nëpër dhoma ku qëndrojnë pacientët.
Ai thotë se kjo gjendje po e pengon edhe punën e tyre si profesionistë mjekësorë.
“Me hapësira vazhdimisht kemi probleme për shkak se nevojat që kanë ekzistuar edhe gjatë pandemisë por edhe tani pas pandemisë, nevojat e problemeve të traktit respirator ditë e për ditë por rriten, kurse kapacitet tona janë fikse 66 shtretër. Tash për momentin ka Klinika e Pulmologjisë, por që edhe ata shtretër gjenden në kushte jo të mira, dhomat që janë për dy shtretër i kemi bërë tre shtretër, dhomat që janë tre shtretër i kemi bërë me katër shtretër do të thotë jemi me hapësira mjaftë ngushtë”, tha ai.
Sipas tij, kushtet e punës janë të rënda.
“…Kurse në anën tjetër edhe sa i përket kushteve të punës edhe të kolegëve specialistë por edhe specializantëve i kemi mjaftë të rënda, për shkak se nuk kemi hapësira edhe për aspektin e përgatitjes së mjekëve të rinj, por edhe të studentëve dhe njëherit kemi edhe telashe me zgjerimin e kabineteve siç është ai i provave respirator, sperometrisë, kabineti i EHO-së, ai i bronkoskopisë, radiologjisë etj. Ne edhe pse ishte dashur që për zhvillim të mirëfilltë klinikës që të zgjerohemi edhe me hapësira, edhe me metoda diagnostike të reja për shkak të mundësive të kufizuara të hapësirave nuk mundemi. Kemi probleme edhe në aspektin e zhvillimit profesional dhe të zgjerimit të metodave diagnostikuese”, u shpreh ai.
Ankesa lidhur me gjendjen e kësaj klinike thonë se pranojnë vazhdimisht nga pacientët edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve. Besim Kodra, nga kjo shoqatë, konsideron se gjendja në Pulmologji është alarmuese.
Ai thotë se mungesa e kushteve cilësore në klinikat publike po i shtyn pacientët drejt atyre klinikave private dhe jashtë vendit.
“Për këtë klinikë kemi pasur ankesa të vazhdueshme, e me theks të veçantë gjatë pandemisë, ku familjarë dhe pacientë janë ankuar për kushtet jo të mira të trajtimit në atë klinikë, madje edhe rastet ku kanë përfunduar me fatalitet gjatë pandemisë, ndërsa ankesat e tjera thuhet se nuk ka pas kushte për trajtim të pacientëve.
Gjithsesi duhet të bëhet një zgjidhje në mënyrë që pacientët të kenë një trajtim të dinjitetshëm, nëse kjo nuk bëhet padyshim që pacientët do të ikin jashtë institucioneve publike dhe jashtë Kosovës, dhe trendi i ikjes jashtë institucioneve publike bëhet nga mungesa e kushteve në këto institucione…”, tha ai.
Kodra shtoi se pacientët duhet të kenë siguri në marrjen e shërbimeve në Klinikën e Pulmologjisë e aq më tepër kur tani jemi në një situatë kur jemi pas COVID-it dhe nevoja për shërbime të tilla veç po rritet.
Ndonëse e ka listuar si projekt me prioritet ndërtimin e një objekti për Pulmologjinë, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë se nuk kanë siguruar buxhet për një projekt të tillë.
Krasniqi e konsideron tejet të nevojshme krijimin e hapësirave të reja për këtë klinikë.
“Klinika e Pulmologjisë është vendosur aty në atë objekt që nga paslufta viti 2002-2003 dhe që nga ajo kohë është aty. Ne si menaxhment i ri i SHSKUK-së e kemi identifikuar si nevojë ndërtimin e një klinike të re, deri më tani nuk kemi arritur të sigurojmë buxhetin e mjaftueshëm, por e kemi prioritet ndërtimin dhe është më se e nevojshme ndërtimi i një klinike të re të Pulmologjisë”, theksoi Krasniqi.
Se Klinika e Pulmologjisë nuk i plotëson kushtet për funksionim e pranon edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili tha se në mundësinë e parë që u ofrohet do të investojnë për këtë klinikë.
“Klinika Pulmologjike nuk i plotëson kushtet për funksionim siç është tash. Kështu që mundësinë e parë që kemi me pas do ta rregullojmë, por kemi shumë objekte të infrastrukturës që janë filluar dhe kanë mbetur gjysmë kështu në këtë mandatin tim vetëm do t’i rregullojmë këto ndërtesa që kanë filluar dhe t’i plotësojmë me staf klinik dhe inxhinierik e teknik, ne e ndërrojmë shëndetësinë jashtëzakonisht shumë”, theksoi Latifi.
Gjatë pandemisë kjo klinikë ka qenë e mbingarkuar me pacientët me COVID, ndërsa edhe tani vazhdojnë të hospitalizohen dhe të kërkojnë trajtim mjekësor pacientë post-COVID krahas atyre me sëmundje të tjera respiratorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dr. Ambarkova Villarova nga Spitali klinik Zhan Mitrev: Gjithçka fillon dhe mbaron me përcaktimin kryesor që pacienti të jetë në qendër të vëmendjes sonë

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania