Klinika e Pulmologjisë e mbushur me pacientë COVID-19, bëhet thirrje për kujdes të shtuar

Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) e cila ndryshe quhet dhe COVID-19 dy, aktualisht është e mbushur me pacientë të infektuar nga virusi Sars Cov 2.
Doktoresha nga kjo klinikë si dhe pulmologia Rukije Mehmeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga 88 shtretër sa i ka kjo klinikë diku 86 shtretër janë të zëna me pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19.
Ajo tregoi se në QKUK aktualisht tre Klinika janë duke trajtuar pacientët me coronavirus, ndërkaq siç tha Mehmeti nëse rritet numri i rasteve të të infektuarëve mund të kthehet në COVID katërsh edhe disa reparte të Klinikës Interne.
“Në këtë klinikë për momentin i kemi 88 shtretër dhe janë vetëm dy-tri vende të lira, pasi çdo ditë ne lirojmë dhe pranojmë, pasi bëjmë vende të lira për pacientë të cilët shtrohen. Kjo Klinikë është COVID dyshi nga momenti i vitit kaluar, ndërsa Klinika Infektive është COVID njëshi, e Njësia Sportive është COVID treshi, po mendojmë se nëse rritet numri i rasteve me coronavirus ta kthejmë dhe Klinikën Interne COVID katër, disa reparte të saj”, ka thënë Mehmeti.

Pulmologia po ashtu tha se gjendja e pacientëve të shtruar në Klinikën e Pulmologjisë është stabile, mirëpo siç tha ajo gjendja e tyre mund të ndryshoj.
“Mund të them që gjendja e pacientëve është stabile por mund të ndodh që të ndryshoj gjendja e tyre. 86 për qind e pacientëve janë me oksigjen, këtyre rasteve nuk ju dihet pasi në çdo moment mund të ju ndërroj gjendja. Ka mosha të ndryshme, por kryesisht i kemi 40 vjet e lartë”, theksoi Mehmeti.
Pulmologia Mehmeti po ashtu bëri thirrje qytetarëve për mbajtjen e masave mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qeveria e Kosovës.
“Popullatës ju them që të kenë kujdes, pasi janë duke e shikuar se si kjo sëmundje e ka përfundimin e saj. E vetmja mundësi si masë mbrojtëse është mbajtja e maskës, higjiena dhe distanca”, ka bërë thirrje pulmologia Mehmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës