LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19
Foto: Arkiv

Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë nuk kanë asnjë pacient COVID-19.

ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.

Ndryshe, ShSKUK ka njoftuar po ashtu se pas uljes së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, ambulancat e triazhimit  për pacientët COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 25 shtator do të transferohen në Klinikën  Infektive.


ShSKUK njofton të gjithë pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, se nga kjo e shtunë duhet të drejtohen në ambulancën e Klinikës Infektive.

Ndërkaq, pacientët post-COVID drejtohen në ambulancën e Klinikës së Pulmologjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori