LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë

Klinaku: Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka komentuar raportimet se presidenti kroat ka ofruar garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një përgjigje, Klinaku ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës.

“Është dashur institucionet e Kosovës ta bëjnë një veprim të tillë pasi që ajo Gjykatë është miratuar nga vetë ata, atëherë normal që do të duhej të japin garancë që ish-krerët apo ish-pjesëtarët e UÇK-së të mbrohen në liri dhe jo të rrinë me vite nëpër burgje e në fund të shpallen të pafajshëm. Ka pasur mundësi që të garantojë shteti jonë së bashku me organet e sigurisë që ata të mbrohen në liri deri në gjykimin e tyre”, ka thënë Klinaku për lajminet.


Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Tutje, ai ka folur edhe për mundësinë e protestave nga OVL e UÇK-së në rast se institucionet e vendit nuk angazhohen në këtë drejtim, por ka thënë se një gjë e tillë nuk është planifikuar.

“Jo nuk kemi planifiku asgjë dhe për këtë punë vendosin organet drejtuese. Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë. Mirë ka qenë këta me garantu, e a pranohet apo jo është çështje tjetër”, ka thënë Klinaku.

Gjatë ditës së sotme, ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se përpos Kroacisë, garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë ofruar edhe Austria dhe Sllovenia.

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori