LAJMI I FUNDIT:

Klinaku e quan spektakël konfiskimin e telefonit të Nait Hasanit nga Specialja

Klinaku e quan spektakël konfiskimin e telefonit të Nait Hasanit nga Specialja

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku e ka cilësuar si spektakël konfiskimin e telefonit të ish të burgosurit politik, deputetit dhe ish-ambasadorit, Nait Hasani.

Ai ka thënë se ky konfiskim do të mund të ndodhte në periudhën kur Hasani është ftuar si dëshmitarë në Hagë.

“Këto janë skandale në vete. Është mirë gjyqtari i procedurës paraprake mos të miratojë këso kërkesa të zyrave të Gjykatës së Specializuar që në Kosovë të bëjë spektakle sepse brenda e kanë pasur duke dhënë dëshmi edhe familjarin e familjes Fazliu, por edhe Rrustem Mustafën, komandantin e zonës së Llapit. Po të dëshironin që të konfiskojnë telefona kanë mundur ta bëjnë edhe në Hagë, duke e ditur që ka qenë dëshmitar i Prokurorisë në Dhomat e Specializuara”, ka thënë Klinaku në RTK.


Me urdhër të Prokurorisë Speciale i sekuestrohet telefoni edhe Nait Hasanit, kishte qëndruar tri orë në objektin e EULEX-it
Lexo po ashtu Me urdhër të Prokurorisë Speciale i sekuestrohet telefoni edhe Nait Hasanit, kishte qëndruar tri orë në objektin e EULEX-it

Tutje udhëheqësi i organizatave të dala nga lufta ka thënë se që nga fillimi kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Madje ai e ka cilësuar si skandaloz kryesimin e panelit gjykues.

“Shokët që i kemi në Hagë po e presin Supremen, e cila edhe pse avokatët kanë bërë kërkesë ashtu siç kanë liruar shumë njerëz me dy të tretat e vuajtjes, atyre po ju stërzgjatet. Ky vendim nuk po merret sepse është caktuar një panel, që e konsiderojmë si skandal që e kanë caktuar kryesuese të panelit pikërisht kryetaren e gjykatës së Katerina Trendavilova”, ka thënë Klinaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori