LAJMI I FUNDIT:

Klaudia Pepa e befason live ish të dashurin, Albi Nakon (Video)

Klaudia Pepa e befason live ish të dashurin, Albi Nakon (Video)

Ndarje e tyre ishte një prej lajmeve më të komentuara të verës, sulmet në rrjetet sociale, po ashtu.

Megjithëse ishte i ndarë në dy pjesë, me Klaudia Pepan apo me Albi Nakon, sërish publiku mbeti i ngrirë përpara ndarjes së një prej çifteve më të admiruar.

Por ajo që i habiti të gjithë ishte fakti që fundi i dashurisë së tyre nuk u kthye në urrejtje, as në fshirje fotosh dhe “unfollow” në rrjetet sociale.


Përkundrazi, tani duket sikur Klaudia dhe Albi po e mbështetin më shumë njëri-tjetrin para syve të të gjithëve. Dhe kjo, për ta, është gjëja më normale e mundshme. Marrëdhënia e pasndarjes vazhdon të jetë e ngushtë, tashmë e bazuar mbi respektin dhe dashamirësinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Një raport i tillë është i rrallë në shoqërinë tonë. Madje, këtë sapo e tregoi edhe vëtë balerina me mesazhin që dha në studion e “Rudina” për ish-bashkëshortin e saj.

Pasi Albi foli për raportin e tyre shumë të mirë pas ndarjes, Rudina i tha atij se, kur stafi i kishte kërkuar Klaudias të dërgonte një mesazh për Albin, ajo ishte treguar e gatshme.

Në një videomesazh, Klaudia tha: “Përshëndetje të gjithëve! Unë e di kush është sot aty dhe doja të bëja një përshëndetje dhe salutim special për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Një përqafim për ty dhe për Rudinën, përshëndetje të gjithëve…”

Ishte një mesazh që Albi kurrsesi s’e kishte pritur, por, pa dyshim, u gëzua shumë. Ata vazhdojnë të komunikojnë bashkë, madje ai i di mirë edhe projektet e reja të Klaudias, të cilat kanë filluar të kristalizohen një nga një. Natyrisht, gëzon sukseset e saj pothuaj njësoj si ajo. /class/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Kalo në kategori