Klasikja franceze: PSG – Marseille, publikohen formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Marsilelle e zhvillojnë “Klasiken franceze” në kuadër të javës së 11-të në Ligue 1.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”.
Për këtë ndeshje, kampioni në fuqi do të jetë pa lojtarët si, Prensel Kimpembe, Nuno Mendes, dhe Pembel që janë të lënduar, ndërsa Sergio Ramos ka karton të kuq.
Standings provided by Sofascore
Në anën tjetër, Marseille është pa Pablo Ruiz dhe Sead Kolasinca, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo, Bernat, Fabian, Veratti, Vitinha, Messi, Neymar, Mbappe.
Marseille: Lopez, Balerdi, Mbemba, Bailly, Clauss, Tavares, Veretout, Rongier, Guendouzi, Hart, Sanchez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































