LAJMI I FUNDIT:

Klan Kosova dorëzon ankesën në ARBK

Klan Kosova dorëzon ankesën në ARBK

Televizioni Klan Kosova, ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Me të synohet të anulohet vendimi i datës 22 qershor për suspendimin e licencës së biznesit të televizionit më të madh në vend.

Kjo për shkak se vendimi që bazohet në vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, përbën shkelje esenciale të dispozitave të ligjit për Shoqëritë Tregtare, dhe të atij për Procedurën e Përgjithshme Administrative.


Andaj, si dëshmi në ankesë, Klan Kosova ka ofruar historinë faktike si edhe bazën juridike të biznesit.

Në fakt, ky vendimi i 22 qershorit ishte vetëm rifuqizim i atij të datës 14 qershor, pasi i njëjti ishte anuluar nga ish-ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Pranvera Prestreshi.

Kjo e fundit u shkarkua, dhe në vend të saj erdhi Lebibe Halti, e cila e rifuqizoi vendimin.

Klan Kosova, që në ndërkohë ka kryer të gjitha korrigjimet në dokumentacionin e regjistrimit të biznesit, ka dorëzuar ankesën për heqjen e suspendimit të licencës.

Afati për shqyrtimin e licencës është 15 ditor.

Suspendimi i licencës së Klan Kosovës kishte nxitur një reagim të madh vendor e ndërkombëtar, ndërsa ishte kërkuar kujdes nga institucionet në trajtimin e rastit. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori