Kjo shtëpi në Angli duket krejtësisht normale nga jashtë - derisa të shihni një veçori të çuditshme të dhomës së ndenjes

Një shtëpi me tre dhoma gjumi në Birmingham të Anglisë ka habitur blerësit për shkak të një detaji të pazakontë brenda saj.
Prona po shitet për 260 mijë paund (rreth 305 mijë euro) dhe nga jashtë duket si një shtëpi krejt normale familjare.

Por brenda, në dhomën e ndenjës, ndodhet një vaskë e bardhë.

Shtëpia ka nevojë për pak rinovim dhe përshkruhet si një mundësi e mirë për ta rregulluar sipas dëshirës.

Në katin e sipërm ndodhen dy dhoma gjumi, një dhomë e vogël dhe banjoja kryesore.
Prona ndodhet në zonën Moseley dhe po shitet përmes agjencisë Rice Chamberlains. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































