Site icon Telegrafi

Kjo maskë me limon dhe patate është shpëtim për çdo fytyrë të lodhur

Netët e gjata pa gjumë, rutina e keqe dhe zgjimi herët ndonjëherë bëjnë që fytyra të duket e lodhur.

Për këtë po ju tregojmë një maskë të thjeshtë me limon dhe patate. Që ta provoni sonte përpara se të flini dhe nesër të zgjoheni me një fytyrë të freskët.

Çfarë ju duhet?

Siç ju premtuam kjo maskë ka vetëm dy përbërës: 1 kokërr patate dhe një kokërr limoni.

Si ta bëni?

Filloni duke futur në blender pataten e qëruar. Pasi ajo të ketë marrë formën e një mase të njëtrajtshme, hidheni në një tas dhe aty shtoni gradualisht lëngun e limonit.

Përzierjen që krijuat më sipër përhapeni me kujdes në fytyrë duke bërë një masazh të lehtë dhe lëreni aty për rreth 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë dhe flini rehat.

Kombinimi i patates me limonin do të minimizojë poret dhe gjithashtu do të zhdukë rrathët e zinj poshtë syve.

Kështu pra, nëse keni një patate dhe një limon në shtëpi provojeni dhe na falënderoni më vonë! /Telegrafi

Exit mobile version