Golden retrieveri me emrin Shadow fitoi zemrat e përdoruesve të TikTok-ut falë reagimit komik ndaj një shoqërie të papritur në divan – macja e pronares së tij, Kris.

Ndërsa po qëndronte i qetë në vendin e preferuar, Shadow papritur ndjeu praninë e dikujt. Kur ktheu kokën, pa macen që e shikonte sikur donte t’i thoshte se ai vend ishte i saj.


Në momentin që u përballën me shikim, Shadow dukej i trembur dhe menjëherë kërceu nga divani për të shmangur ndonjë përplasje.

Videoja e këtij momenti tejet qesharak tërhoqi menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe grumbulloi mbi 700 mijë shikime.

Komentet poshtë videos e theksuan edhe më shumë sa shumë i kishte bërë njerëzit për të qeshur kjo situatë. /Telegrafi/

@kris_and_shadow

The internal panic after he notices #shadow #goldenretriever #dogsoftiktok #boydog #goldenretrieversoftiktok #dog