Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë.  Ky gol erdhi si dhuratë për ditëlindjen e vëllait të vogël të Kristjanit.  “U zgjova në mëngjes, edhe i thashë Tosit, më bëj një bluze për ditëlindjen e vëllait. Këtë bluzën do ta mbaj gjithmonë”.   “Ishte ndeshje shumë e vështirë, janë një ekip shumë i organizuar. Sot ishim më agresiv. Patëm minuta që u trembëm pak, por me shpirt dhe karakter ia dolëm. U mbrojtëm shumë mirë, kjo është Shqipëria”.  

463338579 952230656939442 5489482617003643566 n“Kur fiton është mirë, e dimë që ka pasur kritika pas ndeshjes me Çekinë. Jemi të gjithë bashkë, e dinim që do vinim në Gjeorgji për të marrë pikë, në fund ia dolëm”.


 “Kur epiket mbyllen shumë, është e vështirë të kalojë topi. Po ndenja shumë kohë pa prek topin nuk jam mirë në fushë. Kuptohemi shumë mirë me Ramadanin. Tek aksioni i golit pashë që do i vinte topi Tucit, më dha një supertop, për fat të mirë shënova”.   

640 0 1728925961xgdfgjpg 211“Unë besoj që të gjithë japim maksimumin. Kur futemi në fushë futemi për të fituar. Sot kemi qenë skuadër, jemi mbrojtur shumë mirë. Ishte e vështirë në një stadium me shumë tifozë. Një Shqipëri me karakter”, u shpreh Asllani.

 Shqipëria ka 6 pikë, aq sa Çekia dhe Gjeorgjia, ndërsa Ukraina është pa pikë. /Telegrafi/     

telegrafi sport app