Black Box-Richter në bashkëpunim me Nebulus dhe HGP Turbo Retrofitting dhe 811 Design prezantuan Audi RS7 të modifikuar duke përmirësuar ndjeshëm performancën e këtij modeli tashmë jashtëzakonisht të fuqishëm.

Audi RS7 Sportback me një motor 4.0 litërsh turbo-V8 u zbulua në Motor Show në Frankfurt, vitin e kaluar, dhe fabrika zhvilloi një makinë me 591 kuaj fuqi dhe 800 Nm çifte rrotullues.


116849654 3032487860183680 6047375344355682453 n

117183314 3032487986850334 5978183723498346289 n

Sidoqoftë, versioni i akorduar i jep kësaj makine 962 kuaj fuqi dhe 1250 Nm çifte rrotullues, dhe kjo është rezultat i një seri përmirësimesh. Prandaj, pritet të arrijë 100 km / orë në vetëm 3.6 sekonda.

116873666 3032488193516980 5427565701138001068 n

116875941 3032488310183635 5213870967082852222 n

Black Box-Richter hoqi kufirin e lartë të shpejtësisë, instaloi një filtër të ri dhe ka sensorë të rinj të presionit të kompresimit.

Mbi të gjitha këto, Audi RS7 gjithashtu mori një ngjyrë unike që e bën atë të duket sikur ka në të një hartë topografike. Ngjyra është e zezë mat në kombinim me argjendin. /Telegrafi/

117017592 3032488420183624 6885564910905147202 n

116873434 3032488666850266 7304380770722623167 n

116840028 3032488836850249 5176608010482930442 n