LAJMI I FUNDIT:

Kjo është java më vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë

Kjo është java më vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë

Maqedonia ende është në pritje të qeverisë së re e cila pritet prej 11 dhjetorit të vitit 2016, atëherë kur u mbajtën edhe zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qeveria teknike është thuajse e jashtëligjshme pasi disa nga ministrat janë edhe deputetë aktualë dhe kjo bie ndesh me ligjin për zyrtarët publik dhe me ligjin për zgjedhje.

Nga ana tjetër pushteti lokal është me afat të skaduar dhe pritet amini i Kuvendit për zgjedhje të reja.


Kuvendi në fjalë është në udhëkryq, duke pritur guximin e shumicës së re parlamentare që të ulen në ulëset e Kuvendit dhe të zgjedhin kryetarin e ri.

Kryetari në ikje, Trajko Veljanoski, ka caktuar për nesër seancë konsultuese të komisionit për emërime dhe zgjedhje për të rifilluar procesin e shtëpisë ligjvënëse.

Nesër poashtu, vjen edhe eurokomisioneri Johannes Hahn i cili pritet të ”dridh” partitë politike për të përshpejtuar vendimarrjen.

Qytetarët dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së janë në rrugë duke protestuar për, siç thonë, mbrojtjen e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori