Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme.
Në njoftim thuhet se Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.
“Gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore. Auto-udha R6 Doganaj- Hani i Elezit, auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim”, bëhet e ditur në raport.
Ndërsa, në regjionin e Gjilanit 2, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas reshje shiu dhe në vendet me lartësi më të lartë ka mjegull. “Të Gjilani 2 të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime, por që rrugët janë të kalueshme.
Po ashtu, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash –Brod.
Në regjionin Peja 1, ka reshje të borës me intensitet të lartë, po ashtu ka intervenime në largimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
Po ashtu është intervenuar me krip në rrugët: Prishtinë-Mutivodë (segmenti Stallovë-Mutivodë), QMI -Carralevë ( segmenti Shtime-Carralevë) dhe Komoran-Carralevë ( segmenti Salë-Carralevë).
“Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë për t’i mbikëqyrur rrugët e Kosovës dhe për të mundësuar qarkullim normal”, thuhet më tej.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Ministria e Infrastrukturës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kenë veturat me pajisje dimërorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze